LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oerd Bylykbashi e thotë troç/ “Reforma Zgjedhore është tërësisht politike”

1 Korrik 2020, 19:54, Politikë CNA
Oerd Bylykbashi e thotë troç/ “Reforma Zgjedhore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht anëtar i Këshilit Politik, ka folur sot për Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi e pranoi publikisht se Refoma Zgjedhore është çështje tërësisht politike dhe jo teknike.

?Nese dikush mendon që Reforma Zgjedhore është teknike, e ka gabim. Ajo është tërësisht politike?, theksoi ai në emisionin ?Real Story?.

Më tej, ai theksoi se Këshilli Politik e bëri punën e tij dhe se Reforma Zgjedhore është tani në Kuvend.

?Këshilli Politik e ka bërë punën e tij. U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus. Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij?, nënvizoi demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga