LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ministria përjashton studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës”/ Duma: Goditje për më të aftët

1 Korrik 2020, 18:20, Politikë CNA
“Ministria përjashton studentët e bachelorit nga fondet e

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar disa dokumenta dhe thotë se Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës.

Duma thotë se kjo është një goditje për më të aftët, ndërsa kujton edhe një deklaratë të Saint Simon.

?Shqipëria vuan e rrënohet së pari e mbi të gjitha sepse qeveria godet më të mirët! I godet kudo! Kur e pyetën Saint Simon, nëse do duhej të zgjidhje të kishe qindra milionë në monedha apo njëqind më të aftët për të zhvilluar vendin, u tha:… padyshim më të aftët! Qeveria sot i ka dhënë goditjen tjetër më të aftëve! Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë, i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës?, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Më tej, demokratja paralajmëron se arsimi i politizuar do të shkretojë Shqipërinë dhe ngre akuzat se paratë që i janë hequr studentëve ekselentë, do të shkojnë për militantë e fushata.

?Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t?i zgjedhë po vetë Ministria).

Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë militanë dhe madje këtë qëllim ka, se përndryshe nuk do të ishte politik grupi por akademike. Arsimi i politizuar jo vetëm shkretojë Shqipërinë por rrënoj shqiptarët që të gjithë po i largojnë fëmijët të studiojnë jashtë duke marrë borxh, ndërsa më të aftët në Shqipëri, Ministria e Arsimit po i godet për t?i përdorur fondet për militantë e fushata!?, nënvion ish-deputetja./ CNA.al

10:32 Politikë

Fajin e ka Jozefina!

Ka gati një javë që Lulzim Basha shpalli se do të hapte part...

Lajmet e fundit nga