LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurba e të infektuarve me trend rritjeje në Shqipëri/ Ja tabela e universitetit Johns Hopkins

1 Korrik 2020, 11:21, Lifestyle CNA
Kurba e të infektuarve me trend rritjeje në Shqipëri/ Ja tabela e

2 rastet e para me Covid-19 në Shqipëri u regjistruan më 9 mars të këtij viti dhe që prej asaj kohe, vendi jonë ka qenë në përballje me virusin e padukshëm.

Mjekët raportuan se piku i pandemisë ka qenë në muajin prill ku pati një rritje të numrit të të infektuarve, i cili në maj erdhi duke u ulur.

Ndonëse shumë prej nesh menduan se po e mposhtim Covidin, kjo nuk ndodhi, por në fakt u bë e kundërta. Që prej lirimit të masave, shifrat e të infektuarve u rritën ndjeshëm dhe kapën shifra edhe më të larta se në muajin prill.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për rritje të nurmit të viktimave apo edhe të numrit të të shtruarve në spital.

Ndërkohë, tabela e publikuar nga universiteti mjekësor Johns Hopkins, tregon qartë se trendi i shifrave ka ardhur duke u rritur në muajin qershor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga