Connect with Us

Korriku nis me temperatura të larta/ Kapriçot e motit në ditën e parë të muajit

Sociale

Korriku nis me temperatura të larta/ Kapriçot e motit në ditën e parë të muajit

Publikuar

-

Keni bërë plane për këtë të diel?/ Mësoni surprizat e motit

Muaji korrik do të nisë me mot të kthejllët dhe nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin, por pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave lokale duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në zonat Verilinore-Juglindore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim të ulët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Masat ajrore të ngrohta por me lagështirë me origjinë jugore do të diktojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të paraqitet me mot të kthjellët sipas meteoalb. Por pjesa e dytë e ditës sjellë një sistem me vranësira, të cilat gjatë orëve të natës do të gjenerojnë reshje fillimisht në zonat bregdetare dhje gradualisht përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.
Era do fryjë meatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini zbulon kur do të hapet spitali i Fierit

Publikuar

-

Nga

Zëvëndës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tominika folur për situatën nga Covid në vendin tonë. Sipas saj, ka rënie të shifrave të infektimeve dhe shtrimeve në spital ditët e fundit kanë ndikuar një sërë faktorësh. E ftuar në  emisionin ‘Pushteti’, në ‘FaxNews’, Tomini u shpreh se tashmë është vaksinuar një pjesë e mirë e popullsisë të cilët kanë qënë në hallkat kryesore të kontakteve me njerëz.

Plani për vaksinim përshkallëzohet me kohën. Punonjësit e fasonerisë janë kategoria e radhës që do të vaksinohen. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e shifrave të Covid në Shqipëri. Karantina e 50 ditëve të para në nivel kombëtar dhe më pas masat e moderuara, pra nuk ka pasur masa rrënjësore që i shohim në vendet fqinje, por duhet të theksojmë se masat e moderuara deri tani kanë dhënë këtë efekt. Në përgjithësi masat e marra janë respektuar. Ndërkohë është evidentuar në minibashkitë e vogla është vënë re një rritje e shifrave.

Duhet të theksohet se pavarësisht thirrjeve, asnjëri nuk është vënë në zbatim. Parashikohet të kemi një trend në rritje pas javës së parë të muajit Maj. Deri tani kemi 700 mijë doza të ardhura deri tani. Ardhja e vaksinave që u lajmërua sot nga BE nuk është pjesë e COVAX dhe ky është një lajm tepër pozitiv dhe mbështetës”, tha Tomini.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti merr kthesë të papritur/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën e ardhshme

Përsa i përket rikthimin në shkolla të nxënësve, zëvëndës ministjra tha se megjithëse mësuesit janë vaksinuar, problem mbetet fakti se nxënësit mund të bëhen transmetues të Covidit te të afërmit e tyre të moshuar, ndaj dhe mësimi online është duke vazhduar.

Tomini foli gjithashtu dhe për hapjen e spitalit të Fierit, për të cilin tha se inaugurimi i tij pritet të bëhet 48 orët e ardhshme, ndërsa shtoi se do të jetë një mbështetje për jugun e vendit.

Besoj që në 48 orët e ardhshme do të hapet spitali rajonal i Fierit dhe e them me bindje që jugu i Shqipërisë do të ketë një pikë mbështetëse mjekësore njësoj si qendra spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Prania e një vaksinimi masiv dhe përfshirjes së shumë kategorive do të sjellë një frymëmarrje të lehtësuar me ardhjen e verës”, u shpreh Tomini./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditët e fundit një mot i paqëndrueshëm pranveror ka përfshirë vendin.

Po kështu edhe ditën e mërkurë parashikohet të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

LEXO EDHE:  Mjegull dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 18°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE