LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam pritshmëri të mëdha”/ Bushati: Presidenca gjermane mundësi që s’duhet humbur nga Shqipëria

1 Korrik 2020, 08:39, Politikë CNA
“Kam pritshmëri të mëdha”/ Bushati: Presidenca

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pasi Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së.

Bushati thotë se marrja e Presidencës së BE-së në këtë moment kritik nga një vend i fuqishëm europian, siç është Gjermania, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Socialisti thekson se kjo është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur për Shqipërinë, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

?Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Për Shqipërinë, Presidenca gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian?, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga