LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kryegjyqtarja që shpëtoi Metën del para vettingut/ Probleme me dorëzimin e formularëve

1 Korrik 2020, 07:51, Vetingu CNA
Ish-kryegjyqtarja që shpëtoi Metën del para vettingut/ Probleme

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, po zhvillon sot një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mësohet se Becaj, e cila aktualisht është anëtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ka disa probleme me dorëzimin e formularëve.

Raportohet se ajo nuk i ka dorëzuar në kohë disa nga formularët. KPK deklaron se Becaj nuk ka depozituar në KLD formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit.

Gjithashtu ajo nuk ka dorëzuar në KPK asnjë kërkesë për rivlerësimin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Një tjetër formular që nuk ka dorëzuar është deklarata e pasurisë.

Ndonëse një herë ajo ka shpëtuar nga shkarkimi, nuk dihet nëse Becaj do të mund ta shpëtojë sërish lëkurën dhe nëse do ta kalojë procesin e vettingut.

Kujtojmë se në maj të vitit 2018, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me LKD dhe rifitoi me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Beçaj ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Më herët, në vitin 2013, KLD e kishte refuzuar kërkesën e Becajt, duke mos e emëruar.

Emri i Becajt është i lakuar në kohën që kanë qenë në krye të Gjykatës së Lartë, për ?mbrojtje? të kreut të LSI-së në atë kohë, që sot është President Ilir Meta.

Ajo i dha pafajësinë Metës dhe hodhi poshtë akuzat për korrupsion pasiv e aktiv dhe   shpërdorim detyre, lidhur me video-përgjimin e ?bllokut të zi?, që ndryshe njihet si rasti ?Meta-Prifti?. Në këtë videopërgjim përmendej edhe emri i vajzës së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Silvi Becaj./ CNA.al

KLD rikthen në detyrë Shpresa Beçajn

Video-përgjimi dhe lidhja me Presidentin Meta/ Kush është ish-kryegjyqtarja që u rikthye në drejtësi?

 

Lajmet e fundit nga