Blog
Hipoteza: Koronavirusi ka qarkulluar në Evropë që nga marsi i vitit 2019

Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në Evropë, shumë më herët nga sa mendohej më parë. Studimet e fundit, kanë sugjeruar se ai ka qarkulluar në Itali të paktën që nga dhjetori i 2019-ës. Por tani studiuesit në Universitetin e Barcelonës në Spanjë, kanë gjetur gjurmë të virusit, kur testuan mostrat e ujërave të zeza të patrajtuara të datës 12 mars 2019.
Studimi u botua së fundmi në portalin “MedRxiv”.Ai po i nënshtrohet aktualisht një shqyrtimi kritik nga ekspertë të jashtëm. Dhe derisa të përfundojë ky proces, provat duhet të trajtohen me kujdes. Po si u krye ky studim, dhe çfarë zbuluan saktësisht shkencëtarët?
Një nga gjetjet e hershme në lidhje me SARS-CoV-2, është se ai gjendet në jashtëqitjet e personave të infektuar.Kur virusi kalon përmes zorrëve – ku mund të shkaktojë simptoma gastrointestinale – ai e humbet shtresën e vet të jashtme proteinike, por copa të materialit gjenetik të quajtur RNA i mbijetojnë udhëtimit të paprekura, dhe dalin jashtë në formën e feçeve.
Në këtë pikë, virusi nuk është më infektues, të paktën për aq sa na e tregojnë provat aktuale. Por fakti që këto copa të ARN-së të koronavirusit, mund të gjenden në ujërat e zeza të patrajtuara, është i dobishëm për të gjurmuar një shpërthim epidemik.
Në fakt, ato mund të parashikojnë një javë deri në 10 ditë më parë, vendin ku mund të ndodhë një shpërthim epidemik, para se të dhënat zyrtare të nisin të jenë shqetësuese. Kjo pasi njerëzit nxjerrin jashtë pjesë të koronavirusit, para se të bëhen të dukshme simptomat që shkakton virusi.
Këta njerëz “para-simptomatikë” sëmuren më pas mjaftueshëm sa i nënshtrohen testimit, marrin përgjigjen, dhe shtrohen në spital si një “rast” zyrtar me Covid-19. Për pasojë, shumë vende, përfshirë Spanjën, po monitorojnë tani ujërat e zeza për gjurmët e koronavirusit.
Në këtë studim të veçantë, epidemiologët e ujërave të zeza po ekzaminonin mostrat e ngrira të viruseve midis janarit 2018 dhe dhjetorit 2019, për të parë se kur virusi u shfaq për herë të parë në qytet. Ata gjetën prova të virusit më 15 janar 2020, 41 ditë para se të konfirmohej rasti i parë zyrtar më 25 shkurt 2020.
Të gjitha mostrat para kësaj date ishin negative, përveç një mostre që i përket datës 12 mars 2019, e cila rezultoi pozitive në testin PCR për koronavirusin. PCR është mënyra standarde e testimit, për të parë nëse dikush vuan apo jo nga kjo sëmundje.
Ajo përfshin marrjen e mostrave të pështymës, mukusit, ujërave të zeza apo çfarëdo gjëje tjetër ku virusi mendohet të ketë prani të virusit.Më pas nga kampioni, pastrohet i gjithë materiali i panevojshëm, më pas ARN – që është një fije e vetme e materialit gjenetik – shndërrohet në ADN.
ADN-ja më pas “amplifikohet” në cikle të njëpasnjëshme, derisa pjesët kryesore të materialit gjenetik që dihet se ekzistojnë vetëm në një virus të veçantë, të jenë të mjaftueshme për t’u zbuluar me anë të një sonde fluoreshente.Në testimin e koronavirusit, shkencëtarët kontrollojnë zakonisht më shumë se një gjen.
Në këtë rast, studiuesit testuan tre. Ata patën një rezultat pozitiv për mostrën e marsit 2019 në një nga tre gjenet e testuar – gjenin RdRp. Ata ekzaminuan edhe 2 rajone të këtij gjeni, dhe të dy u zbuluan vetëm rreth ciklit të 39-të të amplifikimit. Për këtë rezultat pozitiv, ka disa shpjegime të mundshme.
Njëri është se SARS-CoV-2 është i pranishëm në ujërat e zeza në një nivel shumë të ulët.Një tjetër, është se reagenti i testit ishte kontaminuar aksidentalisht me SARS-CoV-2 në laborator.Kjo ndodh ndonjëherë në laboratorë, pasi mostrat pozitive merren rregullisht, dhe mund të jetë e vështirë të parandalohet që gjurmë shumë të vogla të mostrës pozitive që ndotin të tjerat.
Një shpjegim tjetër, është se ekziston ARN-ja ose ADN-ja tjetër në mostër që i ngjan koronavirusit.Duhen teste të mëtejshme, për të arritur në përfundimin se kampioni përmban SARS-CoV-2. Është kurioz fakti, që ky studim nuk pajtohet me të dhënat epidemiologjike rreth virusit.
Autorët nuk citojnë raporte, për një rritje të numrit të rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes në popullatën lokale pas datës së marrjes së mostrave. Ndërkohë, ne e dimë që SARS-CoV-2 të jetë shumë i transmetueshëm, të paktën në formën e tij aktuale.
Nëse ky rezultat pozitiv është i vërtetë, kjo sugjeron që virusi ka qenë i pranishëm në popullatë me një incidencë mjaft të lartë, për t’u zbuluar në një kampion prej 800 ml ujërash të zeza, por më pas jo i pranishëm me një shpeshtësi të madhe për t’u zbuluar për 9 muaj, kur në vend nuk kishte ende asnjë masë kontrolli./Përgatitur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Hipokrizi, skandale dhe paaftësi/ Fillimi katastrofik i dyshes Bajden-Herris në krye të SHBA-së
Nga Jason Chaffetz “Fox News” Muaji i parë i plotë i administratës Bajden-Herris nuk mund të kishte shkuar më keq se sa kaq. Pa ndonjë...

A do të goditet Mesdheu nga ngjarje klimatike ekstreme? Ja çfarë thotë studimi i fundit
Reshjet ekstreme të shiut, sjellin pasoja shkatërruese për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve ku ato ndodhin. Vende të ndryshme përreth Mesdheut preken shpesh nga ngjarje...