Connect with Us

Fjala më e fundit e teknologjisë/ Doreza që përkthen gjuhën e shenjave në të folur

Teknologji

Fjala më e fundit e teknologjisë/ Doreza që përkthen gjuhën e shenjave në të folur

Publikuar

-

Shkencëtarët kanë zhvilluar më tej teknologjinë duke sjellë së fundi një dorezë që përkthen gjuhën e shenjave në të folur në kohë reale . Njerëzit me aftësi të kufizuar do të kenë mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt me këdo pa patur nevojë për një përkthyes.

Kjo pajisje përbëhet nga sensorë që funksionojnë nëprmjet katër gishtërinjve ndërsa gishti I madh përdoret për të identifikuar secilën fjalë frazë ose shkronjë siç është bërë në Gjuhën e Shenjave Amerikane. Ato sinjale pastaj dërgohen pa tel në një smartphone, i cili i përkthen ato në fjalë të folura me një normë prej një fjale në sekondë.

LEXO EDHE:  Binjaket e ngjitura ndahen me teknologjinë 3D

Shkencëtarët në UCLA, ku u zhvillua projekti, besojnë se risia mund të lejojë komunikim më të lehtë për njerëzit me problem me dëgjimin. “Shpresa jonë është që kjo të hap një mënyrë të lehtë për njerëzit që përdorin gjuhën e shenjave për të komunikuar drejtpërdrejt jo me një përkthyes,” tha studiuesi kryesor, Jun Chen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Sulmet kibernetike në internet/ I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër

Publikuar

-

Nga

Shumë vende kanë frikë nga sulmet kibernetike në infrastrukturën e tyre. Për këtij lloj problemi, në Zvicër u përballën disa ekipe studentësh nga 9 vende të ndryshme si Zvicra, Usa, Norvegjia, Suedia, UK, Hungaria, Franca, Estonia, India.

Kjo ishte një sfidë e bazuar mbi një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende europiane por jo vetëm. Grupi “Idonea”, pjesë e të cilit ishte edhe një i ri shqiptar, u rendit në vendin e tretë te 2020 Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge. Ky ekip është një sukses i jazhtëzakonshëm, ashtu siç është raportuar edhe në median zviceriane “20 minutes”.

Mikel Grabocka, është 23 vjeçari nga Korça, i cili ishte pjesë e ekipit Idonea”.
I riu i talentuar korçar ishte lideri i ekipit “Idonea” që përbëhej nga 2 djem dhe 2 vajza. 23 vjeçari i cili ja doli të renditet ndër të parit në listën e çmimeve të kësaj gare të rëndësishme, është një model për rininë shqiptare.

LEXO EDHE:  Çdo gisht lidhet me dy organe /Metoda shekullore japoneze do t’ju shërojë në vetëm 5 minuta

LEXO EDHE:  Binjaket e ngjitura ndahen me teknologjinë 3D

“Ideoena” u rendit i treti përballë ekipeve të nëntë vendeve të tjera që mërrnin pjesë në këtë sfidë ku skuadrat pjesëmarrëse duhet të tregojne njohuri multidisiplinore dhe duhet të propozojnë rekomandime për organizata vendimarrëse të nivelit europian./CNA.al

https://www.20min.ch/fr/story/des-etudiants-zurichois-rois-des-cyberdefenseurs-176997557568

 

LEXO TE PLOTE

Teknologji

FOTOT-Dy “bishat” në konkurrencë/ Lordstown Motor prezanton makinën elektrike

Publikuar

-

Nga

FOTOT-Dy “bishat” në konkurrencë/ Lordstown Motor prezanton makinën elektrike

Lordstown Motors ka prezantuar makinën elektrike të cilën e ka quajtur “Endurance”. Makina elektrike do të jetë konkurrente me të dy start upet si Lordstown Motors dhe automobilistët veteranë si Ford dhe Tesla.

Sipas Lordstown Motors, “Endurance”, do të jetë kamioni i parë elektrik që do të tregtojë në SH.B.A.

Por “Endurance”, ka një konkurrente,  Cybertruck, e cila ka një ngjashmëri  të madhe me motorët e kësaj makine.

LEXO EDHE:  “Three” dhuron smartfonë por vetëm për ata që quhen Arya ose Theon

LEXO EDHE:  Deputetët sot në Kuvend me maska e doreza/ 12 pika në rend dite

“Endurance” përshkojn rreth 250 milje. “Cybertrucks” e përbërë me 2-3 motorë ka një interval respektivisht 300 dhe 500 milje.

Endurance mund të mbajë 5 persona, një më pak se Cybertrucks. Mund të arrijë shpejtësinë më të lartë prej 80 mph.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Twitter mund të plotësojë kërkesat e përdoruesve/ Por ja çfarë kërkon në “këmbim”

Publikuar

-

Nga

Twitter mund të plotësojë kërkesat e përdoruesve/ Por ja çfarë kërkon në “këmbim”

Twitter vjen me një tjetër risi të enjten e ardhshme me të cilën duhet të përshtateni. Ju mund të keni një buton redaktimi në Tëitter por të gjithë do të duhet të veshin një maskë. Ky lajm u përhap shumë shpejt në platform duke u shikuar rreth 1.2 milionë herë në vetëm 12 orë dhe ka marrë më shumë se 2 milionë pëlqime.

Përkundër entuziazmit të rëndësishëm për një buton redaktimi, me siguri nuk është diçka që Tëitter po e konsideron vërtet. Tweet-u u mor kryesisht me shaka dhe u përshëndet nga shumë njerëz në site, ndërsa qeveritë në mbarë botën inkurajojnë qytetarët të veshin mbulesa fytyre në publik për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Çdo gisht lidhet me dy organe /Metoda shekullore japoneze do t’ju shërojë në vetëm 5 minuta

LEXO EDHE:  Zyrtari i Xianomit mohon ekzistencën e Xianomi Mi Max Nano/ Fshin postimin disa minuta më vonë

Por disa e morën atë si një ndërhyrje politike, pasi të mos veshësh maskë është bërë një çështje politike në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Maska është provuar të zvogëlojë transmetimin Covid-19 nga një numër studimesh. Disa përdorues kanë kërkuar prej kohësh Twitter të shtojë mundësinë për të ndryshuar tweet-in pasi të jenë publikuar, por kompania i ka rezistuar atyre thirrjeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: