LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 shkakton viktimën e radhës/ Humb jetën pacienti 86-vjeçar nga Shkodra

1 Korrik 2020, 15:09, Lifestyle CNA
Covid-19 shkakton viktimën e radhës/ Humb jetën pacienti

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh.

“Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, p?r të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga