Connect with Us

Barcelona nuk fiton dot, i jep mundësinë Realit të thellojë shkëputjen

La Liga

Barcelona nuk fiton dot, i jep mundësinë Realit të thellojë shkëputjen

Publikuar

-

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin përballë Atletico Madrid, duke barazuar 2:2 në ‘Camp Nou’, për të mbetur pas Real Madridit në renditjen tabelare, që të enjten në shtëpi pret Getafen.

Një autogol i Diego Costas, i dhuroi epërsinë prej 0-1 Barcelonës në minutën e 11’. Në minutën e 19’, rezultati u barazua në 1:1, kur mesfushori Saul shënon nga penalltia.

Edhe dy golat e tjerë që u shënuan në vazhdimin e kësaj ndeshje, erdhen si pasojë e penalltive. Fillimisht Lionel Messi, që në minutën e 50’ me një ‘panenkë’ riktheu epërsinë e Barcelonës në 2:1, për golin e 700-të në karrierë.

Por, kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 12 minuta, me Saul që shënoi edhe golin e dytë nga penallita, për 2:2, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Ky barazim, e lë Barcën pas Real Madridit me një pikë më pak, me ‘Los Blancos’ që mund të shkojnë në +4, nëse të enjten mposhtin Getafen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

E kërkoi me ngulm Kuman, Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

Publikuar

-

Nga

Memfis Depaj do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi, teksa marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Lionit që zotëron kartonin e lojtarit është arritur.

 



Gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” shkruan se Barvelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Depajit për shifrën e 25 milionë eurove. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Rnald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Idiot, boll më godite”, zbulohen prapaskenat e përplasjes së Mesit në miqësore

Publikuar

-

Nga

Javier Ribelles është futbollist i Nastic nga Tarragona, që u përballë me Barcelonën në një miqësore ditën e diel. Atij i ra misioni i vështirë për të mbuluar Messin, me të mira apo me të këqija. Trajneri Rocco e kishte udhëzuar në mënyrë të qartë: “Godit gjithçka që lëviz mbi bar, në rastin më të mirë nëse është topi”.

Ribelles e interpretoi në mënyrën më të mirë fjalët e strategut, pa u friksuar nga klasi i kundërshtarit, duke gjetur të gjitha mënyrat për ta ndalur. Sjellja e tij në fushë nuk u prit aspak mirë nga Messi, i cili në një moment nuk duroi duke e kërcënuar.



“Në një moment Messi u kthye drejt meje dhe më tha: Çfarë po bën, idiot? A do i ndalosh shkelmat? Çfarë iu përgjigja? E thjeshtë … ti je më i miri, më i forti në botë dhe unë nuk mund të të lë as të lëvizësh. Mos u zemëro”, tha ai për programin “Jugones”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E pabesueshme, Reali nxjerr në shitje Bejlin për shifrën modeste

Publikuar

-

Nga

Real Madrid është i lodhur nga Garet Bejl dhe dëshiron të shpëtojë nga paga e lartë që merr uellsiani. Në këtë mënyrë madrilenët kanë vendosur ta nxjerrin në shitje, për një çmim të pabesueshëm.



Sipas “Goal”, nëse një klub kërkon shërbimet e Bejlit duhet të paguajë vetëm 20 milonë euro. Mançester Junajtid është ekipi më i intersuar pasi “Djajtë e Kuq” janë gati të heqin dorë nga Sanço. Dormund nuk bën ulje për talentin anglez dhe kështu Mançester Junajtid ka khtyer sytë drejt Bejlit.

LEXO TE PLOTE