LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7074 thirje në Urgjencën Kombëtare/ Brataj: Pasojat e lirimit të masave në qershor do të shihen në korrik

1 Korrik 2020, 21:14, Lifestyle CNA
7074 thirje në Urgjencën Kombëtare/ Brataj: Pasojat e lirimit

Drejtori  i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar mbrëmjen e sotme në Repolitix, tha se shtimi i rasteve të reja me Covid në vendin tonë është si pasojë e lirimit të masave që u bënë në muajin maj.

Ndërsa të infektuarit e qershorit do të shikohen në muajin korrik.  Megjithatë, Brataj tha se qytetarët ende nuk e besojnë ndaj edhe nuk marrin masa.

“Këto infeksione janë marrë në muajin maj, inkubacioni dhe sëmundshmëria është si pasojë e lirimit të masave në maj. Ndërsa hapjen e qershorit do ta shohim në korrik. E keqja më e madhe është se njerëzit nuk e besojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Kjo është më keq, sepse vazhdohet edhe tani që është rritur mundësia e transmetimit dhe pakujdesia është rritur më shumë detyrimisht do të ketë më shumë të infektuar. Numri i të infektuarve e ka një përqindje të sëmurësh. Me ato që ne kishim bërë tek qendra kombëtare, mbi 30% e të infektuarve shndërroheshin në pacientë. Të themi në 1 mijë të infektuar do të kemi 300 pacientë. Nga këta 300 pacientë. Nga këta 300 pacientë, 10-13 % përfundojnë në terapo intesive. Pra në 300, 35 do të përfundojnë në terapi intesive. Nga këta 2.2-2.3 % janë vdekshmëri.

Nëse në maj kishim 3400 thirrje në qershor janë 7074. Ishin 845 pacientë për tamponë, për qershorin janë 1752. Kemi të sëmurë në shtëpi që kanë forma të lehtë. Numri i tyre është më i madh sesa ai i të shtruarve në spital. Nga të infektuarit me simptoma, nëse 15-20% përfundon në spital, pjesa tjetër trajtohet në shtëpi”, tha Brataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga