LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Një tjetër i larguar nga Barcelona, mbrojtësi shitet për 10 milionë euro

30 Qershor 2020, 10:34, Sport CNA
Zyrtare/ Një tjetër i larguar nga Barcelona, mbrojtësi shitet

Pas Arthur, Barcelona ka vendosur të lërë të largohet një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Marc Cucurrella, mbrojtësin e talentuar spanjoll. Ky i fundit shihej si pasuesi ideal i Jordi Albës në të majtë të mbrojtjes, por Barcelona ka pranuar ta shesë për 10 milion euro te Getafe.

Cucurrella ishte i huazuar te Getafe këtë sezon, skuadër që kishte opsion blerje për 10 milion euro. Kjo shumë është ofruar dhe pas disa ditësh mendime, drejtuesit katalanas vendosën ta pranonin.

Marc Cucurrella është produkt i akademisë së Barcelonës La Masia dhe ka bërë shumë mirë gjatë periudhës si i huazuar te Getafe, duke tërhequr interes të disa skuadrave. Gjithsesi, spanjolli do të vazhdojë karrierën e tij te klubi i La Ligas.

Lajmet e fundit nga