Connect with Us

Zbardhen detajet e takimit Meta-Ruçi/ Për çfarë u diskutua

Politikë

Zbardhen detajet e takimit Meta-Ruçi/ Për çfarë u diskutua

Publikuar

-

Zbardhen detajet e takimit Meta-Ruçi/ Për çfarë u diskutua

Presidenca ka zbardhur detajet e takimit që kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi sot me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se gjatë këtij takimi, Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim.

Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Po ashtu, ai theksoi edhe një herë se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE.

Nga ana tjetër, Ruçi duke mirëpritur ftesën e Metës për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

LEXO EDHE:  Ilir Meta merr pjesë në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan AJC në Washington DC

Kryeparlamentari Ruçi, theksoi se, Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemtit të drejtësisë (KLGJ KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Ktheu “Ligjin për Pronat”/ Reagon Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias

LEXO EDHE:  “Shkel Kushtetutën”/ Meta kthen në Kuvend Paketën Anti- KÇK

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Ilir Meta merr pjesë në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan AJC në Washington DC



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Shorti për anëtarët e KED/ Reagon Meta: E rëndësishme mbetet veprimtaria transparente

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Prishja e Teatrit Kombëtar/ Meta: Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!

LEXO EDHE:  Meta takon ministrin e Luksemburgut / Do të vijojë mbështetja për integrimin në BE

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE