Connect with Us

“Vrasjet e përsosura” të Elbasanit/ Si u kthye qyteti i dijes dhe arsimit, në më të frikshmin në vend

Kronika

“Vrasjet e përsosura” të Elbasanit/ Si u kthye qyteti i dijes dhe arsimit, në më të frikshmin në vend

Publikuar

-

“Vrasjet e përsosura” të Elbasanit/ Si u kthye qyteti i djies dhe arsimit, në më të frikshmin në vend

Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat krimininale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën.

Ky rikthim vjen pas shpërbërjes shumë vite më parë të dy prej bandave më të rrezikshme të këtij qyteti, ‘Banda e Tan Kateshit’ dhe ‘Banda e Mandelës’, të krijuara gjatë viteve ‘97 të cilat u përplasën me këdo familje apo grup që i konsideronin më të vegjël se ata apo kur nuk paguanin gjobën e radhës.

Ditët e sotme, kryesisht grupet e konsoliduara në Elbasan, janë ato të drogës. Ky qytet njihet si një ndër qytetet kyçe të magazinimit dhe trafikimit të heroinës e cila vjen nga linja Turqi – Maqedoni.

Megjithatë, ka pasur përpjekje që linjat e heroinës të përdoreshin edhe për trafikun e kokainës nga rrjete kriminale të cilat e kanë qendrën dhe veprojnë në Tiranë.

Sipas ekspertëve, ajo që i ka bërë më të rezistueshëm grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Elbasan është se janë të sofistikuar, nuk kanë patur deri në vitin 2015 konflikte për çështje territoresh. Kjo pasi narkotikët i tregtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por situata ndryshoi gjatë vitit 2015 e në vijim.

Qyteti tashmë është mbërthyer nga një seri ngjarjesh dhe përplasjesh me shumë viktima mes grupeve dhe organizatave, më të sofistikuara se ato të ‘97-ës, me më shumë pushtet politik dhe ligjor, me më shumë burime financiare, biznese të ligjshme, si dhe aktivitete kriminale në disa shtete të Evropës.

Të afta për të bërë gjithçka, herë drejtpërdrejtë, shumë herë në formë të fshehur dhe të heshtur por sigurisht në formën e dytë përshfaqen më agresive, më të dhunshme, më dominante duke kryer vrasje dhe atentate që mund të përkufizohen si të përsosura.

Një histori përplasjesh dhe vrasjesh e nisur në vitin 2005 dhe me vijueshmëri të eliminimeve reciproke deri në vitin 2015, tregoi se në Elbasan hesapet e këtij konflikti ishin drejt mbylljes për shkak të eliminimit të njërës prej palëve në konflikt dhe të konsolidimit të pozitave të një nga grupeve më të njohura në Elbasan, siç janë Çapjat.

Por që nga fillimi i vitit 2014 një grup i ri ishtë formuar, bërthama e këtij grupi janë ish-anëtarë të një tjetër grupi të hershëm që ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin. Ky grup i ri prej 8 personash në vitin 2014 kishte moshë mesatare prej 25 vjeç ndërsa sot përllogaritet deri në 30 persona.

LEXO EDHE:  Zjarr para gjykatës në Elbasan/Dy mjete përfshihen nga flakët

Që nga fundi i vitit 2015, e më saktësisht fillimviti, 2016 qetësia në qytetin e Elbasanit, humbi sërish për të mos u kthyer ende sot që flasim. Disa ngjarje gjatë vitit elektoral 2015 shërbyen si fitilndezës për një luftë të ashpër mes organizatave influente.

Lidhjet e organizatave kriminale dhe bandave të këtij qyteti me politikën iu kanë dhënë atyre gjatë këtyre 23 viteve, që nga viti 1997, forcën, arrogancën dhe dhunë për t’i demonstruar në mënyrë të hapur në publik dhe në qytet.

Për shumë faktorë ndoshta sot në vitin 2020 është ende herët për t’u zbardhur plotësisht marrëdhëniet e organizatave kriminale të këtij qyteti me forca të ndryshme politike të të gjithë krahëve.

Këto organizata të formuara mbi bazën e lidhjeve familjare, krushqie dhe shoqërore kanë patur dhe kanë pushtet faktik dhe real mbi gjithçka ndodh në Elbasan.

Që nga viti 2005 vrasjet dhe atentatet në Elbasan ndjekin njëra-tjetrën, ku provat dhe faktet rrëshqasin gjithmonë nga duart. Pa prova, pa dëshmitarë, pa motiv zyrtar, çdo proces hetimor i bujshëm i nisur në këto 15 vjet pothuajse gjithmonë ka dështuar të provohet.

Edhe në ato fare pak raste kur është arritur të kapet ekzekutori material një vrasje apo atentati gjithmonë ka qenë e vështirë pothuajse e pamundur për t’u dokumentuar ligjërisht motivet dhe porositësit.

Bilanci i trishtueshëm i vendimeve të prokurorive dhe gjykatave në favor të gangsterëve të këtij qyteti vijon të krijojë frustrim tek opinion publik dhe tek ajo pjesë e ndershme e policisë, prokurorisë apo gjykatave se gjërat do përmirësohen në Elbasan.

Elbasani, mëngjesin e 8 Qershorit u kthye sërish në qendrën e atentateve kriminale pas plagosjes me snajper të Ardian Çapjas kreu i një prej familjeve me influencë në këtë qytet.

Rikthimi i këtyre ngjarjeve është rrjedhojë e serisë së përplasjeve të disa grupeve në qytetin e Elbasanit që starton në vitin 2005 por ndërthuret ashtu si një rrjetë merimangash në përplasje dhe me grupe të reja të krijuar me anëtarë të bandave të vjetra por tashmë me fizionomi dhe tipologji të re. (Marrë nga emisioni “Uniko”)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumba ndaj makinës së kushëririt të deputetit të PS/ Policia ndalon autorin

Publikuar

-

Nga

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi Fatjon Harusha, 30 vjeç, kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Harusha.

LEXO EDHE:  Policia aksion “blic” në Elbasan/ Bastisen dy biznese

LEXO EDHE:  Policia aksion "blic" në Elbasan/ Bastisen dy biznese

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U nxor nga deti në gjendje të rëndë/ Ndërron jetë në spital i moshuari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një 72- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po bënte plazh tek ‘Plazhi i Ri’ në Vlorë së bashku me bashkëshorten.
Ai është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital ku ndërroi jetë.

“Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

LEXO EDHE:  Policia aksion “blic” në Elbasan/ Bastisen dy biznese

LEXO EDHE:  Zjarr para gjykatës në Elbasan/Dy mjete përfshihen nga flakët

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës/ Arrestohen 5 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve, konkretisht:

– M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Zjarr para gjykatës në Elbasan/Dy mjete përfshihen nga flakët

LEXO EDHE:  Tentoi të vriste shqiptarin/33-vjeçari kapet mat nga Policia, si u mundua t'i mashtronte më pas

– E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE