Connect with Us

Vjedhje me pasojë vdekjen, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL

Kronika

Vjedhje me pasojë vdekjen, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni/ Kush janë shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

OFL “troket” në Tiranë/ Në shënjestër trafikantë dhe hajdutë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurisë katër shtetasve, banues përkatësisht në Tiranë, Tropojë, Kukës dhe Korçë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

V. B., banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

A. P., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

B. Gj., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

G. T., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  OFL me “dorë të hekurt” në Durrës e Shijak/ Sekuestrohen 6 makina të blinduara

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau me thikë 33 vjeçarin/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Kota, 26 vjeç, banues në Durrës.



Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

LEXO EDHE:  Gjyqtari i Apelit, prioritet i Vettingut/ Si i ndryshoi pasuria nga Fieri në Tiranë?

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një këmbësor i cili është përplasur nga makina pasi ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës.



Viktima është një 70 vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Më shumë se pesë orë negociata/ Dorëzohet dhëndri që kërcënonte të vetëvritej në Fier

Publikuar

-

Nga

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Pas më shumë se pesë orësh negociata, forcat Renea të specializuara kanë bindur 31-vjeçarin nga Fieri që të ulë armën, me të cilën kërcënonte se do vetëvritej.

Rreth orës 03:25 pas mesnate, policia e Fierit bën me dije se ai është dorëzuar falë negociatave me të, ndërsa iu sekuestra automatiku dhe një gëzhojë.



Policia e shoqëroi 31 vjeçarin për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.
Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:50 i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënononte se do të vetëvritej.

LEXO EDHE:  Kunati i “baba Takut me çantë të zezë”/ Prokurori me parukeri drejt Vettingut

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të. Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij veprimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE