Connect with Us

Udhëtimi me autobus/ Dasho: Mospërdorimi i maskave prodhon rrezikshmëri

Shëndeti

Udhëtimi me autobus/ Dasho: Mospërdorimi i maskave prodhon rrezikshmëri

Publikuar

-

A do t’u vijë turp ndonjë ditë?!/ Mjeku nxjerr të palalarat: Rastet ditore me Covid ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë

Mjeku Erion Dasho ka folur për rrezikshmërinë e koronavirusit gjatë lëvizjes me autobus.

Sipas Dashos, udhëtimi me autobus pa maska prodhon rrezikshmëri të lartë. Gjatë intervistës në studion e Abc neës, mjeku theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, por gjithashtu ai shtoi se problemi qëndron tek vendet të cilat kanë rrezikshmëri më të lartë.

Ai thekson se ka ardhur momenti që Komiteti Teknik të mos mbetet në teori, por t’i komunikojë publikut një plan strategjik.

“Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri, është një vend problematik, shto edhe kohën në doganë. Transmetimi komunitar në plazhe, restorant të hapur, është përgjegjës për 20%. Të mos merremi me 20% por me problemin kryesor. Ne nuk e kemi problemin te personat që blejnë ne supermarket pa maskë. Problemin e kemi te spitali, fasonet, call-center apo administrata publike, por kjo nuk do të thotë që publiku nuk duhet të marrë masa. Problemi mbetet në të gjitha ato vende ku ka përqendrim të lartë të virusit. E theksoj që edhe në supermarket ku hyn blen i moshuari edhe i riu të dy duhet të jenë me maskë, sepse nëse i riu është i sëmurë infekton të moshuarit. Të bëhemi strategjik dhe të komunikojmë më publikun në mënyrë praktike. Larja e duarve po arrin një pikë tani që po zhvlerësohet. Të gjitha vendet e fituan me strategji, ndërsa në i komunikojmë akoma publikut mbaj maska apo ruaj distancimin”, sqaroi Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD dhuron 2 respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si paraqitet situate në spitalet Covid.

Mësohet se aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

“Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.



Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

LEXO EDHE:  Eni Koçi mburret me Gencin/ “E kam burrin historian”

LEXO EDHE:  Ju paralajmëruam! Nëse bën një nga këto 5 postime, rrezikon vendin e punës

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distance”, njofton ministria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Dy persona kanë humbur jetën që nga dita e djeshme në vendin tonë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.



53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

LEXO EDHE:  Fotot që flasin vetë/ Mesazhi i fortë i statujave më të famshme në botë

LEXO EDHE:  Eni Koçi mburret me Gencin/ “E kam burrin historian”

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara  6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë2366
Durrës    520
Shkodër   362
Lezhë267
Elbasan  248
Korçë 209
Fier   192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat    92
Dibër    51
Gjirokastër 47/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit.

Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.



Ministri tha se 31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.

LEXO EDHE:  Fotot që flasin vetë/ Mesazhi i fortë i statujave më të famshme në botë

LEXO EDHE:  Ky është parku më argëtues që keni parë ndonjëherë!

Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me Qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe./CNA.al

LEXO TE PLOTE