LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tha se mjekët e QSUT kanë tangërllëk/ Erion Dasho “masakron” Silva Binon pas vdekjes së Arjan Pushit

30 Qershor 2020, 18:31, Lifestyle CNA
Tha se mjekët e QSUT kanë tangërllëk/ Erion Dasho

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, do të shprehej me tone kritike ndaj mjekëve të QSUT-së, rreth një javë më parë në një studio televizive ku tha se ata nuk zbatojnë protokollet e mbrojtjes, duke mos vënë maskat pasi kanë tangërllëk.

Ndërsa sot, Covid-19 i mori jetën njërit prej profesorëve më të nderuar të mjekësisë, Dr.Arjan Pushi.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho i cili sulmon në mënyrë indirekte Silva Binon për deklaratat e saj teksa ngre pikpyetje se pse vdiq Arjan Pushi, ndonëse ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza.

?PSE VDIQ ARJAN PUSHI?

Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!

Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit.

Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:

PSE U INFEKTUA NGA COVID-19 KOLEGU JUAJ??!!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga