Connect with Us

Skandal/ Grabitje e pastër prone nga kamikazët e Rilindjes

Denoncim

Skandal/ Grabitje e pastër prone nga kamikazët e Rilindjes

Publikuar

-

Së fundmi në media janë publikuar disa fakte dhe denoncime të cilët tregojnë se Artan Lame dhe Kadastra po shërbejnë për grabitjen e pronave në Shqipëri.

Kujtojmë këtu skandalin e publikuar dy ditë më parë nga CNA.al, me investimin miliona eurosh të bërë në pikën turisitike Moravë të qytetit të Korcës në Hotelin Montrelux.

Nga zyrat e Artan Lame në Tiranë, Drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Katastrës, ka dalë një shkresë e cila kërkon “të bëjë anullim të lejes së legalizimit të datës 3.11.2017, e cila është dhënë në emër Arben Relit dhe të emetojë leje të re legalizimi për pronën Montrelux Resort ku do të fusë bashkëpronar nga hici Sefedin Bajraktarin si bashkëpronar me 50% të pronës duke vjedhur me një të rënë të lapsit pronën dhe investimin te shtetasit Arben Reli. (Lexo këtu).

Gjithashtu pak kohë më parë  ka denoncuar fakte që tregojnë se Artan Lame dhe Kadastra po shërbejnë kohët e fundit në interes të grabitjes së pronave për interes të Ben Blushit dhe njerzve afër tij.

Së pari është denoncuar, legalizimi i një prone në Dardhë të Korçës në zonën turistike me rreth 2 mijë metër katror.

Harta e pronës në Dardhë të Korçës
Harta e pronës në Dardhë të Korçës

Kur ligji mund të të japë një legalizim gati 500 metër katror, Ben Blushi kishte mundur të siguronte një sipërfaqe trualli gati 2 mijë metër të tillë dhe këtë e kishte bërë nëpërmjet Kadastrës, nëpërmjet legalizmit.
Pas truallit në Dardhë u denoncua një tjetër pasuri, rreth 5800 metër katror truall në Dhërmi, pronë shtet e tjetërsuar. E vendosur në emra të tjerë dhe më pas e regjistruar në emër të Ben Blushit.

Ky denoncim i bërë publik me dokumenta nga ish kryeministri Sali Berisha tregonte qartë se Ben Blushi, nëpërmjet një skeme kishte përdorur Kadastrën jo të Korçës por të Vlorës për të regjistruar një pasuri tjetër.

Skandali dhe grabitja në Kadastër

Nga zyrat e Artan Lame në Tiranë, Drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Katastrës, ka dalë një shkresë e cila kërkon “të bëjë anullim të lejes së legalizimit të datës 3.11.2017, e cila është dhënë në emër Arben Relit dhe të emetojë leje të re legalizimi për pronën Montrelux Resort ku do të fusë bashkëpronar nga hici Sefedin Bajraktarin si bashkëpronar me 50% të pronës duke vjedhur me një të rënë të lapsit pronën dhe investimin te shtetasit Arben Reli.

-Në datën 22/12/2008 Z. Arben Reli i jep hua për një afat 2 vjecar shumën prej 400.000 euro shtetasit Sefedin Bajraktari e cila vertetohet sipas kontratës së huadhënies nr. 1511 rep.nr 399 Kol pranë Noteres. -Në vitin 2009 Shtetasi Sefedin Bajraktari ne pamundësi për të kryer punime dhe investime i kërkon shtatasit Arben Reli të blej gjysmen e pronës në Malin Moravë e cila realizohet sipas kontratës së shitblerjes dt25/04/2009 nr 1075 rep,nr 985/4 duke e bere Arben Relin 50 % pronar per godinen me sip. 462 m2 e forms 3 kateshe.

-Në nëntor të vitit 2010 Arben Reli pas aplikimeve në Komunë i miratohet leja nga kryerari i K.RR. T se Qarkut Korcë leja për ta kthyer Godinen në një resort gjigand dhe kështu fillon punimet në mënyren më të ngutshme për ta përfunduar.
-Në 03/05/2011 Sefedin Bajraktari firmos nje deklarate noteriale me nr. 2639 Rep, nr 604 Kol. Ku përvecse i lejon të procedojë “aplikim e studimit për shtesë ndërtimi” , marrje Leje të sheshit të ndërtimit apo cdo LLOJ LEJE DHE LICENCE TE NEVOJSHME QE LIDHET ME PASURINE NE BASHKEPRONESI, SI DHE TE FINANCOJE PERSONALISHT INVESTIMIN….” si dhe DEKLARON “ Deklaroj se lidhur me investimin dhe CDO VEPRIM TE KRYER DHE QE DO TE KRYHET NGA Z. Arben Reli LIDHUR ME CDO AMBIENT APO SIPERFAQE SHTESE…… “NUK KAM ASNJE PRETENDIM DHE JAM DAKORD QE TE GJITHA TE DREJTAT DHE DETYRIMET LIDHUR ME INVESTIMIN TI PERKASIN Z. Arben Reli”

-Arben Reli vazhdon punimet NDERKOHE Shtetasi Sefedin Bajraktari me anë të një deklarate të shkruajtur me shkrim dore depoziton në mënyrën më antiligjore në komunën Drenovë, duke kërkuar Pezullim të lejes së ndertimit në datën 08/06/2011.
Pasi në pronë janë hedhur me qindra mijëra euro, pezullohet cdo veprim në mënyrën më antiligjore. Kushdo mund te dëshmoj që ai resort për vite me radhë u la të amortizohej dhe të shkatërrohej.

-Në vitin 2017 z. Arben Reli rifillon sërish investimin( duke e rindërtuar sërish te faktuara me Foto dhe dokumentacione pas shkatërrimit dhe amortizimit që i kishte ndodhur Godines) dhe legalizon tashme( pas prishjes se Lejes) cdo sipërfaqe te investuar prej tij dhe bëhet sipas ligjit posedues me 95% pronar me certifikatë pronësie në marre në datën 6/12/2017. Sefedin Bajraktari-t nuk I eshte cenuar asnje e drejte e prones ku ai rezulton bashkepronar, POR SMJAFTOHET ME KAQ.

LEXO EDHE:  Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

-Pas 3 vjet ripunimesh, në Janar 2020 hapet pjesërisht Subjekti “ Montrelux Resort”. Në Mars sipas komunikimit mes paleve I eshte kerkuar Arben Relit ti dergoj Sefedinit cdo pjese te investimit te kryer prejt ti si dhe ecurine e biznesit per gati 3 muajt e hapjes se Biznesit . Pas pandemise, pasi u hapën institucionet ligjore, Arben Relit i vjen një shkresë ne menyre te paligjshme për bllokim të të gjithë pasurive ne daten 14/05/2020. Serish ne daten Në datën 01/06/2020 u vendos kufizim per here te dyte te pronave ne emer te Arben Relit. Pas ketyre dy akteve te paligjshme Z. Arben Reli përgatit dhe depoziton PADI për pjestim pasurie të pjesës ku ai është bashkëpronar . Në datën 22/06/2020 Sërish Arben Reli i dërgon Hipotekes “ Kërkesë për rivendosje Ligjshmërie” duke i cituar disa here ligjet dhe tejkalimet e kopetencave “ pasi cdo veprim nga

Hipoteka eshte ne kundertim flagrant me ligjin “NESE KA MOSMARRVESHJE LIDHUR ME PASURITE E LEGALIZUARA , KOMPETENCE PER SHQYRTIMIN E TYRE ESHTE VETEM GJYKATA “, POR Shteti i Krimit sdo tja dijë dhe ditën e hënë dt. 29/06/2020 Hipoteka e kadaster Korce me URDHER “30 MIN” nga Tirana grabit dhe ANULLON lejen e legalizimit ne emer te Arben Relit dhe nxjerr një të re duke bërë Sefedin Bajraktarin 50% Pronar të të gjithë resortit pa investuar asnje qindarkë.
Kush janë Bajraktarët që zaptuan pronën me mijëra euro dhe si u fuqizuan për të grabitur nëpërmjet shtetit & pushtetit!!

Sefedin Bajraktari (I ashtuquajturi “Vjehrrii” I Vjollca Hoxhes) tregeton mermer dhe granit. Mjafton një klikim në QKB dhe konfirmohet cdo detaj.
1- Firma e vetme me 100% te kuatave , me emer tregetar “Bajraktari” eshte themeluar në 1994. Mjafton ti hedhesh një sy të lirë dhe lexon problemet qe ka me Zyrat e Permbarimit gjatë viteve, mjafton nje shikim të lirë bilanceve të deklaruara dhe kupton që një rregullim shtëpie se bën dot. Me pas sheh dhe 3 ose 4 firma te tjera gjatë viteve ku janë ndërruar ortakë , duke zotëruar 25 ose 50 % te kuotave me bilancet me humbje.
Shpresim Bajraktari – i shprehur kudo si burri I Vjollca Hoxhës që në moshë të re(I lindur në 06/08/1987)

-Themeloi Speed Taksi ne 10.08.2011( ndoshta ndonjë dhuratë për ditëlindje) në moshën 24 vjecare me 80% te aksioneve dhe 20% Ervis Bajraktari .(Cuditërisht 08.06.2011 me vetëm një deklaratë dore të paligjshme nga ana ligjore, babai i tij, Sefedin Bajraktari ANULLON Lejen e ndërtimit sepse ashtu i teket ose cfarë i kanë premtuar)

-Kliko Market – ( ose emri tregëtar i mëparshëm “TIRANA SMS PARKING” ) themeluar 03/02/2014, bashke me dy ortak te tjere, te cilet ne 2017 ja dhurojne pjesen e tyre Shpresim Bajraktarit dheky I fundit vendos Administrator Dariel DUka-n

-Dillon Group -(KIOSKAT nëpër Tiranë) -Themeluar ne 11/11/2015 , ndryshuar emri tregetar disa here dhe dhurime %. SHpresim Bajraktari sot zoteron 60% te kuotave i zoteron duke ja blerë Dariel Dukes-n në 2019 ( te cilin e ka dhe administrator te “Kliko Market” )

-S.B Group( ose emri i mëparshëm DILLON GROUP deri ne 2019) – Themeluar 06/06/2017 ortak I vetem, pasi ja dhuroi kuotat Ervis Bajraktari , behet 100 % me kuota te plota

Kështu dalin dhe 6 subjekte te tjera në emer Te Shpresim Bajraktarit që nga Hici dhe pa asnjë të ardhme fitoi bizneset më fitimprurese në mënyrën më absurde të mundshme.
Kete vit të gjitha kompanitë e tij janë drejt falimentit, mbyllje të shumë adresave të kioskave në 19/06/2020, BiZnesi i taksive gjithashtu, si dhe pezullime dhe kushedi sa veprime të tjera. SHpresa e fundit e tij per te mbajtur me rroga bodigardet e tij ishte te vidhte nje prone qe ska asnje te drejte ligjore dhe jetesore. Me anë të korrupsionit dhe pushtetit te dhënë nga Vjollca Hoxha & sekseri I cili mbaron punet e Tokave dhe pronave Ben Blushi sapo realizuan grabitjen me te madhe dhe me antiligjore ne shtetin Shqiptar.

Kjo eshte dora e pushtetit te medias duke goditur fort me kamzhikun e fjales se medias personat qe ka veshtiresi per ti grabitur e vjedhur dhe Promovon e pasuron kriminel si Shpresim Bajraktari te cilit si mjaftuan vdekjet dhe masakrat qe I shkaketoi njerzve te pafajshem ne aksidentin e ndodhur ne Mal Te zi por vazhdon duke shkaterruar dhe vjedhur pasurine e nje jete e cila vlen Mijera euro./CNA.al

Skandali/ Artan Lame urdhër për grabitjen e pronës në favor të klientelës mediatike

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Emisioni “Stop” ka publikuar sot historinë e Hysen Ajasllarit, i cili është dhunuar nga djali i tij dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në kokë, qafë e trup. Por historia në familjen Ajasllari është edhe më e rëndë , pasi i dhunuar nuk ishte vetëm babai 92-vjeçar, por dhe djali tjetër i tij bashkë me nusen.

Lidhur me rastin e dhunës të së moshuarit 92-vjeçar nga i biri, emisioni “Stop” i është drejtuar psikologes Gejsi Ndoja, e cila thotë, se ankthi dhe trauma në këtë moshë mund të shkaktojë edhe trauma të rënda dhe probleme kardiake. Ajo shton se kurimi i pasojave kërkon kohë.

Më vjen shumë keq që rasti është moshë e thyer, por ne kemi kemi pasur dhe raste të tjera që nga viktimë e dhunës kanë përfunduar në viktima me jetë. Trauma është më e madhe për shkak të lidhjes familjare që ka viktima me dhunuesit. Dhuna e lë me ndjenjë frike dhe mund të ketë probleme kardiake më pas”, thotë ndër të tjera psikologia.

Rasti i 92-vjeçarit ka shkuar dhe në gjyq dhe e bija e të dhunuarit tregon se në seancë gjyqësore pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit.

Sipas saj, gjyqtarja ka vënë duart në kokë, kur ka parë fotot dhe nuk arrinte të kuptonte, se pse agresori është nën masën “detyrim paraqitjeje”. Pas këtij momenti vajza tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për babanë nga i biri.

LEXO EDHE:  “Kam takuar familjarët e vëllezërve Aliko”/ Çili flet për pronat dhe 30 mijë eurot

LEXO EDHE:  Komisioni i Ligjeve rrëzon qeverinë për pronat

Sot, isha te gjyqi, atje. Pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit. Replikuan shumë, se ajo i kërkonte të gjitha dokumentet. Do më dërgosh akuzën i tha, provat, etj. U zu keq me prokurorin. Kanë vënë duart në kokë, kur panë fotot. Donte akt-akuzën e babait dhe pse e kanë lënë të lirë me detyrim paraqitje? Urdhrin e mbrojtjes do t’ia japë babait ajo. Nuk e paskemi patur. Di gjë unë ? Unë vajta në polici dhe u thashë, se dua urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe ata ia kanë dërguar gjykatës dhe gjykata sot u kujtua”, tregon e bija e të moshuarit./ tvklan.al

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Publikuar

-

Nga

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen. Një çështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhe të dhunojë babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

Vjen  ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin,  në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

LEXO EDHE:  Banda e grabitësve/Lihet në burg Admir Çerpja

LEXO EDHE:  Rreh babain për pronën, arrestohet

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fiër. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Publikuar

-

Nga

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi.

Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe passëord nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, ka investiguar rreth kësaj çështje dhe ka zbuluar se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë. Madje, punonjësi i spitalit Covid 1 që ka marrë kartën e bankës së pacientit që humbi jetën nga virusi, ka tentuar të tërheqë para edhe nga një bankomat Credins Bank në qytetin e Durrësit, por veprimi nuk është autorizuar. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

LEXO EDHE:  Grabitja e bankës/ Zbardhen detaj të reja nga kërkimet e policisë

LEXO EDHE:  Grabitje në Fier/ I vjedhin çantën me para sapo del nga “Exchange”

Djali i viktimës thotë se babai i tij është grabitur brenda spitalit. Ai shprehet se ka bërë denoncim në polici dy javë më parë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncuesi: “Te policia kam bërë denoncim dhe më kanë thënë do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, që ta bëj publike dhe të gjendet personi”.

Në mungesë të një hetimi nga ana e autoriteteve, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE