LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sinemati dhe Dede sulmojnë Ilir Dajën: Ja çfarë bën kur humbet

30 Qershor 2020, 10:40, Sport CNA
Sinemati dhe Dede sulmojnë Ilir Dajën: Ja çfarë bën

Skënderbeu u përmbys 1-2 nga Tirana në Korçë, ndërsa pas këtij dueli trajneri Ilir Daja është shprehur se bardhekuqtë kishin mungesa të shumta, andaj kishte edhe mungesë ekuilibri në fushë. Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që në pjesën e parë triumfuan ndaj bardhebluve. Kjo gjë është vënë në pah edhe në studiot televizive, me trajnerin Nevil Dede dhe opinionistin Gëzim Sinemati që kanë sulmuar në front trajnerin e Skënderbeut.

?Skënderbeu shënoi golin dhe pati tre kundërsulme. Tirana pati dy raste me Ngoo dhe Bathën. Pjesën e dytë kishte diferenca të frikshme. Sikur vinte nga kampionat tjetër. Nuk e kisha parë kurrë Skënderbeun të shkërmoqej ashtu.

Mund të kenë si alibi ndeshjen me Bylisin, ose mungesat. Gjithmonë e njëjta kasetë, sa herë humbet kemi mungesa. Kanë lojtarë si Bregu, Dita, Jashanica e të tjerë dhe nuk mund të ketë diferenca aq të mëdha?, u shpreh Dede në ?Pressing?.

Ndërkohë edhe Gëzim Sinemati në Procesi Sportiv ka vijuar në të njëjtin mendim, duke thënë: ?Normalisht që Skënderbeu ndryshoi shumë nga pjesa e parë te e dyta. Daja tha se u luajt në këtë mënyrë pasi kishte shumë mungesa. Po mirë në pjesën e parë që ishin superior karshi Tiranës, nuk po i mungonte Jashanica me Bregun dhe të tjerët? Po t?i lëmë këto?.

Lajmet e fundit nga