Connect with Us

“Shpëtojmë po të dënohet… Skënderbeu”, futbollisti i Flamurtarit nuk e pranon rënien dhe beson te skenari i çmendur

Sport

“Shpëtojmë po të dënohet… Skënderbeu”, futbollisti i Flamurtarit nuk e pranon rënien dhe beson te skenari i çmendur

Publikuar

-

Ardit Hoxhaj pret mrekullinë. Ai shpreson që Skënderbeu të dënohet dhe Flamurtari të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, autori i 3 golave të shënuar përballë Luftëtarit mendon “skenarin” e çmendur për mbijetesën.

Vlonjati shpreson që edhe Gjykata Federale në Zvicër të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA. “Ishte një fitore që na jep moral në mbyllje të këtij kampionati. Pavarësisht se kemi bërë mirë gjatë këtij sezoni, tani mendoj se kjo fitore do të na shërbejë që ta mbyllim sa më mirë dhe në mënyrë dinjitoze. Kemi dëgjuar zëra që Skënderbeu ka një çështje në gjyq. Nuk e di çfarë vendimi do të merret, por kemi dëgjuar që edhe mund të dënohet.

E pse të mos përfitojmë ne nga kjo situatë. Ne kemi që në ndeshjen me Partizanin që jemi shprehur mirë në fushën e lojës. Me pak fat mund të merrnim një rezultat pozitiv ndaj të kuqve. Kemi bërë ndeshje pozitive në këto takimet e fundit”, tha Hoxhaj,

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Mezani: Ja pse e mbusha Gjilanin me shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Gentian Mezani prej marsit të vitit të kaluar është në krye të Gjilanit dhe ka mundur ta rrisë skuadrën dhe ta bëjë kandidate kryesore për titullin kampion. E veçanta e tij është se e ka përqëndruar merkaton në Superiore, duke marrë disa nga lojtarët kryesore të ligës së Shqipërisë.

Këtë merkato ai zgjodhi Arbër Çyrbjen dhe Enea Koliçin, teksa edhe emra si Progni e Veliu luajnë prej kohësh atje. Mezani në një intervistë për mediet kosovare tregon arsyen e kësaj zgjedhje dhe objektivat e Gjilanit për sezonin e ri.

MERKATO- “Arbër Çyrbja është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit tonë para fillimit të sezonit. Besoj se me të jemi të kompletuarKemi marrë lojtarë për të forcuar pikat ku ishim më të dobët dhe mendoj se kemi bërë përforcimet e qëlluara, pasi në këto pozicione kam kërkuar të forcohemi. Mund të them se jam i kënaqur me merkaton dhe tani na mbetet që të dëshmojnë në fushë nëse janë të duhurit, ndonëse jam i bindur për këtë”.



MERKATO NË SUPERIORE- “Fokusi primar ishte tek lojtarët e Kosovës, sepse e njohin më mirë futbollin kosovar, por numri i atyre që ishin të lirë ishte shumë i vogël sepse të tjerët kishin kontrata me klubet. Për shkak se marrëveshjet nuk u arritën, atëherë u kthyem nga tregu i Shqipërisë.

Futbollistët që i kam sjellë i njoh mirë dhe cilësia e tyre nuk vihet në dyshim. Kjo edhe është arsyeja që kemi sjellë kaq shumë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe deri më tash jemi të kënaqur me atë çfarë kanë treguar në fushë”.

OBJEKTIVI- “Fillimisht pres të aplikojmë një lojë të bukur. Mund të them se Gjilani tashmë ka krijuar identitet dhe synimet i ka të mëdha. Në sezonin e ri objektivi është kreu i tabelës, dalja në Evropë pse jo edhe titulli i kampionit”.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA cakton arbitrin e finales së Superkupës

Publikuar

-

Nga

Anglezi Enton Tejlor do të arbitrojë finalen e Superkupës së Europës Bajern Mynih-Sevilja, e cila do të luhet në 24 shtator në Budapest, Hungari.

UEFA komunikoi së fundmi se 42-vjeçari do të vendosë drejtësinë midis fituesve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.



Tejlor ka gjykuar 259 ndeshje të Premier Ligës, ndërsa në kompeticionet europiane ka dhënë verdict në 22 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 19 të Ligës së Europës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana kërkon ta shesë, por Kobinah zhduket nga bardheblutë

Publikuar

-

Nga

Uinful Kobina nuk duket në horizont. Edhe dje mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Tiranës.

Lojtari ka marrë leje, por u bë data 15 dhe akoma nuk është kthyer në Shqipëri. Me planin e vjetër duhet të kishte filluar kampionati dhe Kobina do të kishte humbur javën e parë.



Kobina është një nga lojtarët, i cili përflitet se do të shitet nga Tirana, nëse skuadra nuk kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë kanë si qëllim këtë fillim vjeshte kualifikimin në grupet e Europa League dhe shitjen e dyshes Muçi-Kobina.

LEXO TE PLOTE