Connect with Us

Sekuestrohen 3.5 ton lëndë narkotike/ 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Kronika

Sekuestrohen 3.5 ton lëndë narkotike/ 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Publikuar

-

Sekuestrohen 3.5 ton lëndë narkotike/ 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Një sasi prej 3.5 ton lëndë narkotike është sekuestruar në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative.

Në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga 37 persona, mes Italisë e Shqipërisë, në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, që çoi në arrestimin e 37 personave, si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

LEXO EDHE:  Foto-Kontrolli i policisë “fundos” 40-vjeçarin në Tiranë/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë

Gjatë hetimeve janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e  vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare  me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.

Në konferencë do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjetën 35 mijë paund në ‘Porsche-in’ luksoz/ Shoqërohet në polici i riu

Publikuar

-

Nga

Iu gjetën 35 mijë paund në ‘Porsche-in’ luksoz/ Shoqërohet në polici i riu

Një  i ri  është ndaluar mbrëmjen e sotmë në qytetin e Elbasanit pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjetën në makinën e tij tip “Porsche” një shumë parash prej 35 mijë paund të padeklaruara.

Mësohet se mjeti me targat AA  666 YL është në pronësi të Algert Lloçi, banues në Tiranë.

Ai është shoqëruar në Komisariat dhe po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave.

LEXO EDHE:  LSI-së i ikin 3 këshilltarë/ “Me PD bashkë, kundër Shqipërisë”

LEXO EDHE:  “Morën peng rojen dhe e dhunuan”/ Artan Hoxha nxjerr detajet e forta

Mjeti u konstatua në hyrje të autostradës Tiranë- Elbasan./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Nxirret nga liqeni trupi i pajetë i 37-vjeçarit që ra me kamion

Publikuar

-

Nga

Video/ Nxirret nga liqeni trupi i pajetë i 37 vjeçarit që ra me kamion

Është nxjerrë nga liqeni trupi i pajetë i 37 vjeçarit Ferit Lleshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku viktima duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Trupi i tij është nxjerrë nga liqeni vetëm pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy të plagosur

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetërin dhe për pasojë dy prej drejtuesve kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë mjekin e duhur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 1 ton drogë në Itali/ Arrestohen 4 shqiptarë

LEXO EDHE:  Itali/ Aksidentohet në punë një emigrant shqiptar

 

LEXO TE PLOTE