Politikë
Ristani e thotë troç/ “Po të ishim edhe njëherë bashkë me Patozin e Topallin do i bënim mirë PD-së”

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka folur për deklaratat se PD po konsideron rikthimin e figurave të vjetra të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi.
Ristani tha se po të ishin të gjithë së bashku edhe njëherë, do t’i bënin vetëm mirë Partisë Demokratike.
“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, u shpreh ai në emisionin “Në fokus”, në TvT./ CNA.al