LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci/ Humbin jetën 3 persona me Covid, mes tyre një 44-vjeçare

30 Qershor 2020, 09:22, Aktualitet CNA
Rëndohet bilanci/ Humbin jetën 3 persona me Covid, mes tyre një

Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërruar jetën tre pacientë mes tyre një grua në moshë të re dhe 2 të moshuar.

Bëhet me dije se kanë humbur jetën një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71 vjeçar nga Tirana dhe nje 85 vjeçar nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor./CNA.al

Lajmet e fundit nga