Connect with Us

“Persona të armatosur lëvizin gjatë natës”/ Terror banorëve me “bekimin” e Lleshajt: Do ikin koka njerëzish

Denoncim

“Persona të armatosur lëvizin gjatë natës”/ Terror banorëve me “bekimin” e Lleshajt: Do ikin koka njerëzish

Publikuar

-

“Persona të armatosur lëvizin gjatë natës”/ Terror banorëve me “bekimin” e Lleshajt: Do ikin koka njerëzish

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit në Burrel po mbillet kanabis si asnjëherë më parë.

Ai hedh akuza të forta në drejtim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të cilin thotë se është në dijeni të situatës dhe për më tepër ai thotë se ministri para disa ditësh inspektoi plantacionet me kanabis.

Qytetari shkruan se gjatë natës lëvizin persona të armatosur, dhe se banorët kanë frikë për jetën e tyre.

Ai paralajmëron se ka frikë se “do ikin edhe koka njerëzish”.

“Këtu në Burrel ishte ministri Lleshi, para dy-tre ditësh dhe po fliste për kanabisin që ta luftojnë. Por, por njerëzve, individë qe vendosin nga 10-15 vinë dhe i shkulin e i çojnë brenda.

Por ka ardhur te shohë prodhimin se këtej janë tre apo katër grupe te huaj edhe po na bëjnë presion që mos të dalim as me bagëti maleve edhe janë të gjithë të armatosur. Se di ku te drejtohemi. Kemi rënë në hall të madh. Vetem te ty kemi shpresë mos te besh ndonjë gje qe mos te na rrezikohet jeta.

LEXO EDHE:  Denoncimi i qytetarit/ Digjet shpallja për punë në administratën publike

S’po na lënë as në shpinë tonë. Edhe ate dit qe ishte Lleshi në një vijë ajrore 2km larg, i kishte plantacionet me kanabis. Po si këtë se mban mend historia të jetë mbiell me shumë në Burrel. Tërë naten ecin makinat neper male të armatosur po e ruajnë plantacionet me kanabis. Duhet të vërë dorë shteti se do ikin koka njerëzish”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandal/ Grabitje e pastër prone nga kamikazët e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

Së fundmi në media janë publikuar disa fakte dhe denoncime të cilët tregojnë se Artan Lame dhe Kadastra po shërbejnë për grabitjen e pronave në Shqipëri.

Kujtojmë këtu skandalin e publikuar dy ditë më parë nga CNA.al, me investimin miliona eurosh të bërë në pikën turisitike Moravë të qytetit të Korcës në Hotelin Montrelux.

Nga zyrat e Artan Lame në Tiranë, Drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Katastrës, ka dalë një shkresë e cila kërkon “të bëjë anullim të lejes së legalizimit të datës 3.11.2017, e cila është dhënë në emër Arben Relit dhe të emetojë leje të re legalizimi për pronën Montrelux Resort ku do të fusë bashkëpronar nga hici Sefedin Bajraktarin si bashkëpronar me 50% të pronës duke vjedhur me një të rënë të lapsit pronën dhe investimin te shtetasit Arben Reli. ( Lexo këtu).

Gjithashtu pak kohë më parë  ka denoncuar fakte që tregojnë se Artan Lame dhe Kadastra po shërbejnë kohët e fundit në interes të grabitjes së pronave për interes të Ben Blushit dhe njerzve afër tij.

Së pari është denoncuar, legalizimi i një prone në Dardhë të Korçës në zonën turistike me rreth 2 mijë metër katror.

Harta e pronës në Dardhë të Korçës

Kur ligji mund të të japë një legalizim gati 500 metër katror, Ben Blushi kishte mundur të siguronte një sipërfaqe trualli gati 2 mijë metër të tillë dhe këtë e kishte bërë nëpërmjet Kadastrës, nëpërmjet legalizmit.
Pas truallit në Dardhë u denoncua një tjetër pasuri, rreth 5800 metër katror truall në Dhërmi, pronë shtet e tjetërsuar. E vendosur në emra të tjerë dhe më pas e regjistruar në emër të Ben Blushit.

Ky denoncim i bërë publik me dokumenta nga ish kryeministri Sali Berisha tregonte qartë se Ben Blushi, nëpërmjet një skeme kishte përdorur Kadastrën jo të Korçës por të Vlorës për të regjistruar një pasuri tjetër.

Skandali dhe grabitja në Kadastër

Nga zyrat e Artan Lame në Tiranë, Drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Katastrës, ka dalë një shkresë e cila kërkon “të bëjë anullim të lejes së legalizimit të datës 3.11.2017, e cila është dhënë në emër Arben Relit dhe të emetojë leje të re legalizimi për pronën Montrelux Resort ku do të fusë bashkëpronar nga hici Sefedin Bajraktarin si bashkëpronar me 50% të pronës duke vjedhur me një të rënë të lapsit pronën dhe investimin te shtetasit Arben Reli.

-Në datën 22/12/2008 Z. Arben Reli i jep hua për një afat 2 vjecar shumën prej 400.000 euro shtetasit Sefedin Bajraktari e cila vertetohet sipas kontratës së huadhënies nr. 1511 rep.nr 399 Kol pranë Noteres. -Në vitin 2009 Shtetasi Sefedin Bajraktari ne pamundësi për të kryer punime dhe investime i kërkon shtatasit Arben Reli të blej gjysmen e pronës në Malin Moravë e cila realizohet sipas kontratës së shitblerjes dt25/04/2009 nr 1075 rep,nr 985/4 duke e bere Arben Relin 50 % pronar per godinen me sip. 462 m2 e forms 3 kateshe.

-Në nëntor të vitit 2010 Arben Reli pas aplikimeve në Komunë i miratohet leja nga kryerari i K.RR. T se Qarkut Korcë leja për ta kthyer Godinen në një resort gjigand dhe kështu fillon punimet në mënyren më të ngutshme për ta përfunduar.
-Në 03/05/2011 Sefedin Bajraktari firmos nje deklarate noteriale me nr. 2639 Rep, nr 604 Kol. Ku përvecse i lejon të procedojë “aplikim e studimit për shtesë ndërtimi” , marrje Leje të sheshit të ndërtimit apo cdo LLOJ LEJE DHE LICENCE TE NEVOJSHME QE LIDHET ME PASURINE NE BASHKEPRONESI, SI DHE TE FINANCOJE PERSONALISHT INVESTIMIN….” si dhe DEKLARON “ Deklaroj se lidhur me investimin dhe CDO VEPRIM TE KRYER DHE QE DO TE KRYHET NGA Z. Arben Reli LIDHUR ME CDO AMBIENT APO SIPERFAQE SHTESE…… “NUK KAM ASNJE PRETENDIM DHE JAM DAKORD QE TE GJITHA TE DREJTAT DHE DETYRIMET LIDHUR ME INVESTIMIN TI PERKASIN Z. Arben Reli”

-Arben Reli vazhdon punimet NDERKOHE Shtetasi Sefedin Bajraktari me anë të një deklarate të shkruajtur me shkrim dore depoziton në mënyrën më antiligjore në komunën Drenovë, duke kërkuar Pezullim të lejes së ndertimit në datën 08/06/2011.
Pasi në pronë janë hedhur me qindra mijëra euro, pezullohet cdo veprim në mënyrën më antiligjore. Kushdo mund te dëshmoj që ai resort për vite me radhë u la të amortizohej dhe të shkatërrohej.

-Në vitin 2017 z. Arben Reli rifillon sërish investimin( duke e rindërtuar sërish te faktuara me Foto dhe dokumentacione pas shkatërrimit dhe amortizimit që i kishte ndodhur Godines) dhe legalizon tashme( pas prishjes se Lejes) cdo sipërfaqe te investuar prej tij dhe bëhet sipas ligjit posedues me 95% pronar me certifikatë pronësie në marre në datën 6/12/2017. Sefedin Bajraktari-t nuk I eshte cenuar asnje e drejte e prones ku ai rezulton bashkepronar, POR SMJAFTOHET ME KAQ.

LEXO EDHE:  Prokurori i Krimeve të Rënda tregon skandalin/ Ja shefat e komisariateve që mbjellin vetë drogë

LEXO EDHE:  Denoncimi i qytetarit/ Digjet shpallja për punë në administratën publike

-Pas 3 vjet ripunimesh, në Janar 2020 hapet pjesërisht Subjekti “ Montrelux Resort”. Në Mars sipas komunikimit mes paleve I eshte kerkuar Arben Relit ti dergoj Sefedinit cdo pjese te investimit te kryer prejt ti si dhe ecurine e biznesit per gati 3 muajt e hapjes se Biznesit . Pas pandemise, pasi u hapën institucionet ligjore, Arben Relit i vjen një shkresë ne menyre te paligjshme për bllokim të të gjithë pasurive ne daten 14/05/2020. Serish ne daten Në datën 01/06/2020 u vendos kufizim per here te dyte te pronave ne emer te Arben Relit. Pas ketyre dy akteve te paligjshme Z. Arben Reli përgatit dhe depoziton PADI për pjestim pasurie të pjesës ku ai është bashkëpronar . Në datën 22/06/2020 Sërish Arben Reli i dërgon Hipotekes “ Kërkesë për rivendosje Ligjshmërie” duke i cituar disa here ligjet dhe tejkalimet e kopetencave “ pasi cdo veprim nga

Hipoteka eshte ne kundertim flagrant me ligjin “NESE KA MOSMARRVESHJE LIDHUR ME PASURITE E LEGALIZUARA , KOMPETENCE PER SHQYRTIMIN E TYRE ESHTE VETEM GJYKATA “, POR Shteti i Krimit sdo tja dijë dhe ditën e hënë dt. 29/06/2020 Hipoteka e kadaster Korce me URDHER “30 MIN” nga Tirana grabit dhe ANULLON lejen e legalizimit ne emer te Arben Relit dhe nxjerr një të re duke bërë Sefedin Bajraktarin 50% Pronar të të gjithë resortit pa investuar asnje qindarkë.
Kush janë Bajraktarët që zaptuan pronën me mijëra euro dhe si u fuqizuan për të grabitur nëpërmjet shtetit & pushtetit!!

Sefedin Bajraktari (I ashtuquajturi “Vjehrrii” I Vjollca Hoxhes) tregeton mermer dhe granit. Mjafton një klikim në QKB dhe konfirmohet cdo detaj.
1- Firma e vetme me 100% te kuatave , me emer tregetar “Bajraktari” eshte themeluar në 1994. Mjafton ti hedhesh një sy të lirë dhe lexon problemet qe ka me Zyrat e Permbarimit gjatë viteve, mjafton nje shikim të lirë bilanceve të deklaruara dhe kupton që një rregullim shtëpie se bën dot. Me pas sheh dhe 3 ose 4 firma te tjera gjatë viteve ku janë ndërruar ortakë , duke zotëruar 25 ose 50 % te kuotave me bilancet me humbje.
Shpresim Bajraktari – i shprehur kudo si burri I Vjollca Hoxhës që në moshë të re(I lindur në 06/08/1987)

-Themeloi Speed Taksi ne 10.08.2011( ndoshta ndonjë dhuratë për ditëlindje) në moshën 24 vjecare me 80% te aksioneve dhe 20% Ervis Bajraktari .(Cuditërisht 08.06.2011 me vetëm një deklaratë dore të paligjshme nga ana ligjore, babai i tij, Sefedin Bajraktari ANULLON Lejen e ndërtimit sepse ashtu i teket ose cfarë i kanë premtuar)

-Kliko Market – ( ose emri tregëtar i mëparshëm “TIRANA SMS PARKING” ) themeluar 03/02/2014, bashke me dy ortak te tjere, te cilet ne 2017 ja dhurojne pjesen e tyre Shpresim Bajraktarit dheky I fundit vendos Administrator Dariel DUka-n

-Dillon Group -(KIOSKAT nëpër Tiranë) -Themeluar ne 11/11/2015 , ndryshuar emri tregetar disa here dhe dhurime %. SHpresim Bajraktari sot zoteron 60% te kuotave i zoteron duke ja blerë Dariel Dukes-n në 2019 ( te cilin e ka dhe administrator te “Kliko Market” )

-S.B Group( ose emri i mëparshëm DILLON GROUP deri ne 2019) – Themeluar 06/06/2017 ortak I vetem, pasi ja dhuroi kuotat Ervis Bajraktari , behet 100 % me kuota te plota

Kështu dalin dhe 6 subjekte te tjera në emer Te Shpresim Bajraktarit që nga Hici dhe pa asnjë të ardhme fitoi bizneset më fitimprurese në mënyrën më absurde të mundshme.
Kete vit të gjitha kompanitë e tij janë drejt falimentit, mbyllje të shumë adresave të kioskave në 19/06/2020, BiZnesi i taksive gjithashtu, si dhe pezullime dhe kushedi sa veprime të tjera. SHpresa e fundit e tij per te mbajtur me rroga bodigardet e tij ishte te vidhte nje prone qe ska asnje te drejte ligjore dhe jetesore. Me anë të korrupsionit dhe pushtetit te dhënë nga Vjollca Hoxha & sekseri I cili mbaron punet e Tokave dhe pronave Ben Blushi sapo realizuan grabitjen me te madhe dhe me antiligjore ne shtetin Shqiptar.

Kjo eshte dora e pushtetit te medias duke goditur fort me kamzhikun e fjales se medias personat qe ka veshtiresi per ti grabitur e vjedhur dhe Promovon e pasuron kriminel si Shpresim Bajraktari te cilit si mjaftuan vdekjet dhe masakrat qe I shkaketoi njerzve te pafajshem ne aksidentin e ndodhur ne Mal Te zi por vazhdon duke shkaterruar dhe vjedhur pasurine e nje jete e cila vlen Mijera euro./CNA.al

Skandali/ Artan Lame urdhër për grabitjen e pronës në favor të klientelës mediatike

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Detaje të forta nga atentati në Shkodër/ “Shënjestër ishte kushëriri i deputetit socialist”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë detaje nga të shtënat me armë që u regjistruan sot në fshatin Vukatan të Shkodrës.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se policia ka fshehur atentatin, i cili pretendon se ka pasur shënjeshtër kushëririn e parë të deputetit socialist Luan Harusha.

Sipas tij, atentati i është bërë Fatjon Harushës, i cili ka qenë i shoqëruar me një femër dhe ishte duke udhëtuar me automjetin e drejtoreshës së Transportit Rrugor Shkodër Egla Mirashi.

“Doktor përshëndetje nga Shkodra. Atentat Fatjon Harushës dhe një femre që ka qenë me të. Atentati ndodhi në Vukatan, në dalje të Shkodrës, por jo për çudi Harusha djali i xhaxhait të Luan Harushës po udhëtonte me makinën e drejtoreshës së Transportit Rrugor Shkodër Egla Mirashi (e emëruar nga deputeti). Kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol por është pikasur nga e zonja. Ngjarja nuk po zbardhet dhe kemi frikë të dalim rrugëve në Shkodër, pardje armë, sot armë. Zot na ruaj ku jetojmë”, thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dokumentet-Vrasësi grabit tokat në Velipojë/ Mban “peng” vendimin e gjykatës me ndihmën e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dokumentet-Vrasësi grabit tokat në Velipojë/ Mban “peng” vendimin e gjykatës me ndihmën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit një trafikant dhe vrasës, ka grabitur tokat në Velipojë.

Sipas denoncuesit, ka një vendim të Gjykates se Apelit dhe vendim te Gjykates se Larte qe ia rikthen token pronares, por sipas tij për shkak të miqësisë me kryeministrin Edi Rama mbajnë peng vendimin e gjykatave Shqiptare.

“Lidhur me postimin tuaj qe vrasesit trafikant Pellumb Gjoka nuk i jane prishur objektet, doja te shtoja qe keto objekte i ka ndertuar ne toke qe nuk eshte e vetja, por e ka zaptuar me dhune pavarsisht se ka nje vendim te Gjykates se Apelit dhe vendim te Gjykates se Larte qe ia rikthen token pronares Drande Hotaj.

LEXO EDHE:  Basha merr në mbrojtje Berishën/ Akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Basha merr në mbrojtje Berishën/ Akuza të forta Ramës

Me ndihmen e shtetit mafioz, dhe miqesise qe ka me Edi Ramen pasi njihet qe dikatatori Rama eshte frekuentues i restoranteve te vrasesit-trafikant Pellumb Gjoka mbajne peng vendimin e gjykatave Shqiptare.

Per Pellumb Gjoken ligji nuk egziston dhe e mban me force dhe me banditet e vet ate toke dhe asnje institucion i shtetit Shqipetar nuk reagon nga viti 2015 kohe kur Gjykata e Larte vendosi perfundimisht kthimin e prones familjes se Drande Hotaj.
z.Berisha keta jane ata qe duan te bejne shtetin dhe reformen e drejtesise duke mos njohur vendimet e Gjykatave Shqipetare.
Ju drejtohem ju z.Berisha qe ta publikoni se mbase ateher ndoshta institucionet perkatese vendosin te zgjohen.”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE