Connect with Us

Për papagallët në PD që përsërisin “Luli s’ka përzënë njeri”

Politikë

Për papagallët në PD që përsërisin “Luli s’ka përzënë njeri”

Publikuar

-

“Abuzimi po bëhet rrugë”/ Zotohet Basha: Nga zyrtari më i ulët tek kryeministri do përgjigjen një më një

Ka disa ditë që nga shpallja e fitores së zgjedhjeve 2021 me udhëzimin e Gaz Bardhit, që disa individë që nuk dihet se si e sigurojnë ushqimin, kanë filluar të dalin me rradhë e të llomotisin të njëjtën frazë: “PD është e hapur, Luli nuk ka përzënë njeri.

Lojën e hapi Edi Paloka, ish deputet, që besojmë fort që sot siguron jetesën e vet dhe të fëmijeve me 78.000 lekët që i takojnë si pagesë kalimtare.

Edi si i rrahur me vaj e me uthull në punë karriere partie, deklaroi se askush nuk ishte përzënë nga PD dhe vijoi me shprehjen “kanë ikur dhe i kanë gjuajtur me gurë shtëpisë së vet”.

Përtej kopjes fjalë për fjalë të deklarimit të para ca kohësh që Edi Rama bënte për ca isha të PS që “i gjuanin me gurë shtëpisë së vet”, asnjë teze politike nuk doli nga goja e nënkryetarit me letra të PD.

Por deri në pikën që Edi Paloka kopjon tekstin e Edi Ramës për punë gjuajtje me gurë nëpër avlli shtëpie, gjeja sidoqoftë mund t’i shërbente analizës gazetareske apo edhe politike.

Fundja të dy janë rrogtarë nga buxheti i shtetit, zyrtarë shumë të lartë të partive respektive, ndaj edhe ju takon të thonë ç’të duan kur besojnë se bëjnë politikë, bile në funksion të shtrëngimit të rradhëve  edhe të kopjojnë njeri-tjetrin.

Po të tjerët?

Se Paloka nuk ishte i vetmi!

Papritur, kur askush nga të ikurit, (s’po i quajmë akoma të përjashtuarit), nuk e vuri ujin në zjarr, vijuan deklaratat facebookse të ca të tjerëve, që duke kopjuar Edi Paloken, përsërisin si papagaj tezën sipas të cilës askush nuk është përzënë, të gjithë kanë ikur vetë(!!).

Me këta të tjerët (sa kohë Paloka dihet që ushqehet me pagesën kalimtare), lindin disa pyetje.

Këta të tjerët, ku e marrin rrogen?

Se në PD ka rrogë vetëm për Lulin dhe punonjëset e Kunatit. Por punonjëset e Kunatit, nuk bëjnë lajm me ato që shkruajnë në facebook, se tastierën e celularit të tyre e komandon Kunati.

LEXO EDHE:  Basha publikon videon nga protesta/Mesazhi i veçantë për qytetarët

Këta “të tjerët”, pse rrinë në PD? Meqë këta të ikurit, ju larguan idealit, dhe tani duan të kthehen se po afroka pushteti dhe duan vende pune, këta “të tjerët” pse nuk deklarojnë që facebookun e mbushin për ideal dhe që nuk kanë ndër mend të punësohen askund kur PD të vijë në pushtet?

Këta “të tjerët”, (të cilet duke qënë se thjeshtë ripërtypin, nuk ja vlen t’u permendësh emra), a e dinë që partia politike që nuk ka në themel të vet karrierën politike, është e destinuar të ngelet vetëm sigla e vjetër e atyre të ikurve?

A e dinë këta “të tjerët” që nuk janë të parët “të tjerë” që i kanë shërbyer Kunatit si tastierë celulari?

A e dinë këta “të tjerët” e radhës që në 2017 Kunati luajti të njëjtën lojë me “të tjerë” të tjerë?

Dhe qëllimi ishte as me pak e as më shumë, sesa vijimi i aksionit brenda llojit, i përzënies të një liste të gjatë burrash e grash që kur flisnin bënin lajm dhe citoheshin për atë që kishin thënë pikërisht sepse nuk bënin thjeshtë papagallin e Palokës dhe as tastierën e Kunatit.

A e dinë këta “të tjerët” e radhës që Luli nuk i ka në listë fare? Që edhe nja shtatë muaj dhe duhet të zbythen e të fillojnë të mendojnë seriozisht se si do nxjerrin bukën e kalamajve?

Sepse do vinë “të tjerët” e rinj e ndaj nuk do ketë askush më nevojë për ta.

Ndaj me ngadalë kur flisni dokrra me të ikur të papërzënë.

Në një parti politike nuk ka nevojë të nxjerrësh vendime për t’i përzënë njerëzit.

Mjafton të bësh atë që bën Luli. Të bësh sikur nuk e ke mendjen apo sikur nuk kupton.

Bile në funksion të kësaj mund të besh edhe si idiot.

Dhe nuk e dimë pse, por këtë rolin e idiotit Luli e luan shumë mirë. Nuk kuptohet pse është i vetmi rol që i del natyrshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama pret Avdullah Hotin/ Zbardhet axhenda e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ndodhet në Tiranë, për një vizite zyrtare ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Vizita e Hotit vjen pas vizitës 2 ditore të kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike, ndërsa shprehu edhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas aktakuzës për krime lufte të Prokurorisë së Posaçme të Hagës.

LEXO EDHE:  PD shpartallon bazën/ Shpërndahen shumica e grupseksioneve

LEXO EDHE:  PD shpartallon bazën/ Shpërndahen shumica e grupseksioneve

Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë
Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ 40 shtete amerikane me infeksione në rritje

Publikuar

-

Nga

Udhëheqësit botërorë nuk mund të zgjedhin mes ekonomisë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve, tha eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive.

“Pra le të bëjmë të mundur që shëndeti publik të na ndihmojë të hapim ekonominë”, tha doktor Anthony Fauci të enjten për gazetën e rrjetit të Shoqatës Mjekësore amerikane. Zoti Fauci foli ndërsa guvernatorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllin edhe një herë baret dhe restorantet dhe po vendosin kufizime për shkak të një rritje në nivele alarmante të rasteve të reja me COVID-19.

Dyzet nga 50 shtete kanë raportuar një rritje të rasteve të reja dhe ato po shënojnë çdo ditë shifra rekord. Rritja e infeksioneve i është atribuar pjesërisht asaj që guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy e quajti “sjellje kokëforte” e njerëzve që nuk vendosin maska ose nuk ruajnë distancën fizike.

“Ndodhemi nën një pandemi të pashmbullt”, tha zoti Fauci. “Nuk kemi parë diçka të tillë prej 102 vitesh dhe kjo është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse ka shumë ndërlikime lidhur me të”.

Zoti Fauci është pjesë e grupit të punës që menaxhon masat ndaj koronavirus në Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Nënpresidenti Mike Pence.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNBC zoti Pence tha se administrata Trump do të “vazhdojë me hapjen e Amerikës” ndërsa do të marrë masa për zbutjen e numrit të të prekurve me COVID-19.

“Ne po mbështesim plotësisht përpjekjet që qeveritarët dhe zyrtarët lokalë të shëndetit janë duke ndërmarrë për të inkurajuar njerëzit të praktikojnë një higjenë të mirë, distancim social si dhe të vendosin maska, atje ku distancimi fizik nuk është i mundur”, tha zoti Pence. Ai i bëri jehonë pohimit të Presidentit Donald Trump se nuk ka nevojë për një urdhër në nivel kombëtar për ta vendosur maska me detyrim. Në kushtet kur mbi 20 vaksina të mundshme po zhvillohen aktualisht në të gjithë botën, zoti Fauci i tha “JAMA-s” se ekspertët duhet ta dinë që në fillim të dimrit nëse njëra prej tyre është e sigurt dhe efektive dhe se ai shpresonte që 200 milionë doza të jenë në dispozicion të SHBA-së.

LEXO EDHE:  “Gati të shkojmë në zgjedhje që nesër”/ Basha flet për marrëveshjen e 2017-ës

LEXO EDHE:  Dreka e 3-të/Basha sërish me ambasadorët e BE-së

“Shumë vaksina potenciale janë në faza të ndryshme të zhvillimit”, tha zoti Fauci. “Ne shpresojmë që një ose më shumë prej tyre mund të tregojnë një shkallë të mirë të sigurisë dhe efikasitet”, tha ai duke shtuar se shpresonte gjithashtu që cilido vend që do të jetë i pari që do të zhvillojë një vaksinë efektive ta vendosë atë në dispozicion për pjesën tjetër të botës.

Universiteti Johns Hopkins raportoi 50.700 raste të reja me koronavirus të enjten, një tjetër rekord ditor për SHBA-në.

Ekspertët parashikojnë një fundjavë të vështirë që përkon me festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit të shtunën. Florida dhe Kalifornia kanë mbyllur plazhe dhe shfaqjet me fishekzjarreve në të gjithë vendin janë anuluar.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott lëshoi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke kërkuar që popullata në ato lokalite në të gjithë shtetin me të paktën 20 raste me koronavirus, të vendosë maska.

“Vendosja e maskës në publik është provuar të jetë një nga mënyrat më efektive që kemi për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19”, tha zoti Abbott.

Një komision i Kongresit i udhëhequr nga demokratët kritikoi të enjten administratën Trump për atë që ata thanë se janë probleme në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe të testimit për identifikimin e virusit.

“Kemi nevojë për veprim urgjent nga qeveria federale, përpara se ky virus të dalë jashtë kontrollit”, tha demokrati i Karolinës së Jugut James Clyburn. Zyrtarët e administratës i kanë në mbrojtje masave të marra nga Shtëpia e Bardhë kundër pandemisë duke thënë se ata filluar të sigurojnë pajisje që në muajin mars. Disa republikanë të komisionit thanë se Kongresi duhet të shqyrtojë nëse Kina fshehu informacione jetike rreth virusin kur ai shpërtheu për herë të parë në muajin dhjetor./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti: Do bashkohem me Bashën vetëm nëse mbështet ndryshimin e sistemit

Publikuar

-

Nga

Andi Përmeti: Do bashkohem me Bashën vetëm nëse mbështet ndryshimin e sistemit

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka treguar se kur ai dhe partia në të cilën bën pjesë mund të bashkohen me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha.

Përmeti tha se do të bashkohen me Bashën vetëm nëse ai do të mbështesë ndryshimin e sistemit, që është një nga kërkesat kryesore të Bindjes Demokratike.

LEXO EDHE:  Gazetarja zbulon me video-fakte skandalin në PD/Shihni se si këta 3 njerëz votojnë disa herë

LEXO EDHE:  Arben Ristani fanatik i Bashës: 100% lideri i duhur për PD

“Unë dhe Bindja Demokratike bashkohemi me Bashën dhe këdo tjetër që mbështet ndryshimin e sistemit. Unë them që sistemi do ndryshohet”, deklaroi ai në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE