Connect with Us

Paralajmërimi i OBSH/ Pandemia me koronavirus nuk është afër fundit

Shëndeti

Paralajmërimi i OBSH/ Pandemia me koronavirus nuk është afër fundit

Publikuar

-

Paralajmërimi i OBSH/ Pandemia me koronavirus nuk është afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.

“Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pandemisë është duke u përshpejtuar”, ka thënë Tedros përgjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë “për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues”.
Tedros po ashtu ka thënë se pandemia ka vënë në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, duke cituar aktet e solidaritetit, por edhe ato të dezinformatave dhe tentimeve për politizim të koronavirusit.

LEXO EDHE:  Thirrja e Bashës/ Të bëhen sa më shumë testime, ose sakrifica do të shkojë dëm

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi OBSH-ja ka raportuar për një tjetër rekord të ri të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orë, 189,000.

Gjashtë muaj pas rasteve të para të raportuara me koronavirus në Kinë, disa shtete kanë rihapur ekonominë, ndërsa është duke u punuar edhe në gjetjen e vaksinës kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Konfirmohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit/ Pozitiv dhe bashkëshorti  

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit/ Pozitiv dhe bashkëshorti  

Edukatorja e një kopështi në Lezhë është konfirmuar pozitive ndaj koronavirusit.

Mësohet se bëhet fjalë për një edukatorë të kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë, ndërsa pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj.

Sipas abcnews.al kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Shkon në 28.710 numri i viktimave në Itali

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Humb jetën ish-ministri francez

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim ndërsa stafi është pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kruja vatër e nxehtë e koronavirusit/ Sa raste u zbuluan në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Rëndohet bilanci në RMV/ Katër viktima dhe 118 raste të reja infeksioni në 24 orë

Kruja vazhdon të jetë një vatër e nxehtë për Covid-19, teksa renditet në vendin e dytë pas Tiranës për numrin e të infektuarve.

Në 24 orët e fundit mësohet se 10 persona kanë rezultuar pozitiv nga 34 testime që janë kryer gjithsej.

Ditën e djeshme në gjithë vendin u regjistruan 64 raste të reja me Covid ndërsa 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme për koronavirusin dhe situatën aktuale ku janë regjistruar shifra më të larta se në kulmin e pandemisë.

Alimehmeti tha se mjekëve dhe infermierëve nuk i është bërë tamponi për koronavirusin, ndonëse janë personta më të rrezikuar për shkak të kontaktit me pacientët.

Epidemiologu deklaroi se  kështu rritet rreziku që virusi të përhapet edhe më tepër në spital.

“Ne nuk e testojmë virusin për personelin shëndetësor dhe për pacientët që shtrohen në spital si rrjedhojë nuk e dimë se kush është pozitiv dhe kush jo. QSUT ka edhe një veçanti, që e shpërndan virusin në vend të tjera sepse është një spital kombëtar”, u shpreh ai në emisionin “360 gradë”, në Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmërojnë përhapjen e koronavirusit

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare

Mjeku foli edhe për viruslencën e personave asimptomatikë, për të cilët tha se e transmetojnë më pak se një i infejktuar me shenja të qarta.

“Personat që kanë shenja të qarta të sëmundjes, janë më virulentë se sa personat që janë asimptomatikë. Nuk e tregon të gjithë pamjen ky element, por kjo është në studim e sipër. Sipas OBSH asimptomatikët janë shumë më pak transmetes, por nuk është zero”, nënvizoi Alimehmeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE