LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestuar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

30 Qershor 2020, 20:25, Kronika CNA
Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestuar/ Artan Hoxha zbulon si u shit

Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka cilësuar si të fryrë politikisht për të shpërqendruar vëmendjen operacionin antidrogë gjatë së cilit u arrestuan 37 persona mes Italisë dhe Shqipërisë.

Hoxha tha se një pjesë e atyre personave që janë publikuar në listën e të arrestuarve janë dënuar më herët, ndërsa u shpreh se angazhimi i SPAK në këtë operacion nuk ishte i frytshëm.

?Ky operacion u shit politikisht. Ka folur SPAK , e ka mbështetur ambasada amerikane. Prokurorët që sot janë pjesë e SPAK e kanë bërë këtë punë pa pasur SPAK fare. Njëri nga ata personat që ishte te ajo lista sot më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se jam i dënuar. Emrat që përmendën ata sot, episodet. Episodi më i bujshëm kanë qenë dy persona me rulot.

Unë nisem nga ata që ne kërkojmë të godasë SPAK. SPAK është ngritur për gjëra të mëdha. Ajo që unë e mirëkuptoj ambasadën amerikane se do t?i japë zemër SPAK por ende nuk janë ato që duhen bërë. Zhurma ishte më e madhe se goditja.

Forcat speciale kur ndërhyjnë përdorin një granatë që të huton por nuk të vret. Këtë bënë këta sot. A janë këta më të rëndësishëm se Habilaj apo se ata që po bëjnë luftë. Jemi ende në hapin e parë?, tha Artan Hoxha në emisnionin ?Provokacia? mbrëmjen e sotme./CNA.al

Lajmet e fundit nga