LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Operacioni italo-shqiptar goditje të fortë krimit të organizuar”/ Lleshaj ka dy fjalë për Policinë dhe SPAK

30 Qershor 2020, 11:09, Politikë CNA
“Operacioni italo-shqiptar goditje të fortë krimit të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit të përbashkët italo-shqiptar, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3.5 tonë lëndë narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj përgëzon Policinë e Shtetit dhe SPAK, ndërsa shton se bashkëpunimi, do të thellohet më tej në të ardhmen.

?Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë?-shkruan Lleshaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga