Connect with Us

“Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë”/ Mjekja e QSUT-së apel pas shtimit të rasteve

Shëndeti

“Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë”/ Mjekja e QSUT-së apel pas shtimit të rasteve

Publikuar

-

Prej disa javësh, numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë mbetet i lartë.

Mjekja e QSUT-së, Mira Kola ka dalë sot me një apel të fortë për të gjithë.
Ajo apelon për mbajtjen e maskave dhe për ruajtjen e distancimit fizik, për të mbrojtur veten dhe gjithë të tjerët që na rrethojnë.

“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID”,- shprehet mjekja/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Paralajmërimi i OBSH/ Pandemia me koronavirus nuk është afër fundit

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i OBSH/ Pandemia me koronavirus nuk është afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.

“Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pandemisë është duke u përshpejtuar”, ka thënë Tedros përgjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë “për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues”.
Tedros po ashtu ka thënë se pandemia ka vënë në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, duke cituar aktet e solidaritetit, por edhe ato të dezinformatave dhe tentimeve për politizim të koronavirusit.

LEXO EDHE:  Fitoi betejën me Covid-19/ Flet Alimadhi: Nga Infektivi do kaloj te spitali Shefqet Ndroqi

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Bien sërish tregjet amerikane dhe evropiane

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi OBSH-ja ka raportuar për një tjetër rekord të ri të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orë, 189,000.

Gjashtë muaj pas rasteve të para të raportuara me koronavirus në Kinë, disa shtete kanë rihapur ekonominë, ndërsa është duke u punuar edhe në gjetjen e vaksinës kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit/ Pozitiv dhe bashkëshorti  

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit/ Pozitiv dhe bashkëshorti  

Edukatorja e një kopështi në Lezhë është konfirmuar pozitive ndaj koronavirusit.

Mësohet se bëhet fjalë për një edukatorë të kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë, ndërsa pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj.

Sipas abcnews.al kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Prej katër ditësh i zhdukur/ I biri i 84-vjeçarit kërkon ndihmë për ta gjetur

LEXO EDHE:  Parlamenti në kohë koronavirusi/ Miratohet projektvendimi, ja si do të votohet në seancën e 16 prillit

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim ndërsa stafi është pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kruja vatër e nxehtë e koronavirusit/ Sa raste u zbuluan në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Rëndohet bilanci në RMV/ Katër viktima dhe 118 raste të reja infeksioni në 24 orë

Kruja vazhdon të jetë një vatër e nxehtë për Covid-19, teksa renditet në vendin e dytë pas Tiranës për numrin e të infektuarve.

Në 24 orët e fundit mësohet se 10 persona kanë rezultuar pozitiv nga 34 testime që janë kryer gjithsej.

Ditën e djeshme në gjithë vendin u regjistruan 64 raste të reja me Covid ndërsa 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE