LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga gjyqi në Lozanë te lojtarët me "valixhe në duar", ja shkaqet e krizës së Skënderbeut

30 Qershor 2020, 09:53, Sport CNA
Nga gjyqi në Lozanë te lojtarët me "valixhe në

Skënderbeu është duke kaluar një moment të vështirë për sa u përket paraqitjeve në kampionat. Dy humbje në dy ndeshjet e fundit dhe për më tepër eliminimi nga Kupa duket se kanë nxjerrë disi jashtë objektivave ekipin bardhekuq.

Tashmë në vendin e pestë, me Teutën dhe Laçin para tyre, por edhe me një sërë ?maloresh? që kanë përpara, vendi i tretë duket disi i largët. Por në paraqitjet e fundit të korçarëve duket se kanë influencuar shumë faktorë.

SHKAQET ? Faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që e kanë lënë ekipin gati të boshatisur dhe me një mal me probleme. Ajo që vlen të theksohet është fakti se ndaj Bylisit dhe Tiranës, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka përdorur nga halli 5 lojtarë që moshën mesatare e kanë nën 20 vjeç.

Kjo tregon emergjencën e ekipit. Pikësëpari duket se e gjithë kjo paraqitje e korçarëve ka një ndikim jo të paktë nga dëmtimet e shumta. Ndaj Tiranës, veç Meksit që ka mbyllur sezonin, trajneri kishte jashtë forme Bregun, Jashanicën dhe Pollozhanin që u detyruan të qëndronin në stol. Por edhe Dajën, Gripshin e Krasniqin jo në formën e tyre maksimale, të cilët u desh të ?shtrëngonin dhëmbët?.

E gjitha kjo si pasojë e dëmtimeve dhe problemeve fizike të shfaqura gjatë javës. Me gjysmën e ekipit jashtë, korçarët dukshëm humbin në cilësi, e cila u reflektua në fushë. Së dyti, nuk janë vetëm faktorët fizikë ato që e mbajnë Skënderbeun të mbërthyer rreth problemeve të fundit.

Diçka që vihet re me sy të lirë është fakti që një pjesë e lojtarëve dukshëm nuk janë më me mendjen te Skënderbeu. Kjo sjell probleme jo vetëm në mobilizimin e futbollistëve në fushë, por edhe në impenjimin maksimal që trajneri Ilir Daja mundohet t?u përcjellë atyre.

E ARDHMJA ? Pa u fshehur pas gishtit, në kampin korçar të gjithë presin se çfarë rrjedhe do të marrë ekipi. Gjithçka duket e varur nga vendimi i Gjykatës Supreme në Lozanë dhe një gjë të tillë e di edhe presidenti Takaj. Me katër lojtarë të dalë në merkato, dy prej të cilët si të lirë, është e vështirë të kërkosh maksimumin.

Dita dhe Bregu gjithnjë e më shumë janë me mendjen larg Skënderbeut pavarësisht se paraqitjet e kapitenit janë përtej pritshmërive në kufij të maksimales. Nga ana tjetër, edhe lojtarë si Krasniqi apo Jashanica kanë filluar të joshen nga zërat e merkatos. Kur shumë prej lojtarëve janë me ?valixhe në duar?, e bën më të vështirë situatën dhe zhyt në krizë korçarët.

Lajmet e fundit nga