LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e mjekut/ Vargu kritika qeverisë: Nuk u kujtua njeri! Të dërgohej si politikanët për kurim jashtë

30 Qershor 2020, 17:17, Lifestyle CNA
Ndarja nga jeta e mjekut/ Vargu kritika qeverisë: Nuk u kujtua njeri!

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka reaguar sërish lidhur me situatën e pandemisë në vend dhe mënyrën se si po menaxhohet.

Sipas tij, numri i tamponëve në Shqipëri ka qenë shumë i ulët, ndërsa kritikoi strategjinë e ndjekur nga qeveria.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë më në fund u kujtua se numri i tamponëve në Shqipëri ka qenë shumë i pakët. Dhe kjo politikë e ndjekur deri tani do të kishte këtë rezultat që kemi sot. Jemi ndër vendet më problematike të Europës. Jemi ndër vendet e para që është rikthyer edhe një herë pandemia. Jemi një vend i pambrojtur ku jeta e çdo shqiptari ka vlerë shumë të vogël. E them këtë sepse në vende të tjera të botës, strategjitë dhe taktikat kanë qenë të ndryshme por emëruesi i përbashkët ka qenë gjurmimi dhe survejanca e pacientëve ose personave të rastësishëm, prandaj dhe ka hyrë nocioni “tampona në tapet”.

Sa i përket humbjes së Prof.Dr Arian Pushi, i cili u nda sot nga jeta për shkak të Covid-it, Vargu u shpreh se, “nuk u kujtua njeri. Të paktën të bëhej ajo përpjekje që bëhet për politikanët apo ka lidhje me politikën dhe menjëherë e çojnë për kurim jashtë shtetit. Covid nuk është sëmundje që të merr brenda dy orësh”, u shpreh Vargu në Syri tv./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga