Connect with Us

Miliona vota me postë në SHBA/ Sfidë për rezultatin e zgjedhjeve

Bota

Miliona vota me postë në SHBA/ Sfidë për rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Miliona vota me postë në SHBA/ Sfidë për rezultatin e zgjedhjeve

Frika për infektimin nga koronavirusi po krijon presion ndaj proceseve elektorale në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që gjithnjë e më shumë amerikanë po votojnë nëpërmjet postës, në shtetet që e lejojnë këtë mënyrë votimi. Zëri i Amerikës shqyrton balancën që nevojitet mes votimit fizikisht dhe votimit nëpërmjet postës.

Rreth 200 mijë votues sfiduan pandeminë e koronavirusit për t’u paraqitur në qendrat e votimit për zgjedhjet paraprake në Kentucky më 23 qershor. Por u hodhën gjithashtu mbi gjysmë milioni vota nëpërmjet postës, duke bërë që rezultatet përfundimtare të mos dihen edhe për të paktën një javë pas zgjedhjeve dhe duke lënë kështu pezull emërimin për kandidatin demokrat për në Senatin amerikan.

Vonesa të tilla në numërimin e fletëvotimeve të dërguara me postë kanë shqetësuar ekspertët e ligjit zgjedhor.

Profesori i juridikut në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes thotë se votimi fizikisht është i nevojshëm për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi në këto zgjedhje, janë mosmarrëveshjet e mëdha nëse zgjedhjet ishin të ligjshme ose nëse ishin manipuluar apo vjedhur. Është e lidhur me faktin se shumica e shteteve duhet të numërojnë qindra mijëra fletëvotime pas natës së zgjedhjeve. Në një proces që mund të vazhdojë për një javë, mund të zgjasë për dhjetë ditë, që mund të zgjasë edhe më shumë”, thotë profesor Pildes.

Për të minimizuar rrezikun, dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një javë zgjedhjesh ose në disa javë. Profesor Pildes sugjeron që shtetet të modifikojnë afatet dhe rregullat për të lejuar kohë të mjaftueshme para ditës së zgjedhjeve, për të përpunuar fletëvotimet që vijnë me postë.

LEXO EDHE:  Si mund ta marrin pagesën e papunësisë/ Ambasada shqiptare në SHBA njoftim të rëndësishëm

“Zyrtarët e zgjedhjeve do të kenë qindra mijëra fletë votimi mbase miliona në disa shtete që ata nuk mund t’i numërojnë deri pasi të ketë mbaruar nata e zgjedhjeve”, thotë zoti Pildes.

Presidenti Trump vazhdimisht ka dekurajuar përpjekjet për t’i detyruar votuesit që shqetësohen për koronavirusin që të aplikojnë për fletëvotime në mungesë, të cilat mundësojnë votimin nëpërmjet postës.

“Dhe ka prova të jashtëzakonshme manipulimi sa herë që ekzistojnë vota nëpërmjet postës”, deklaroi Presidenti Trump.

“Republikanët thonë se kanë frikë nga manipulimi i fletëvotimeve me postë, por duket se ka shumë pak prova me vlerë se kjo ka përbërë një problem aty ku ka ndodhur”, thotë një George Will, nga gazeta “Washington Post”.

Megjithëse Kentucky zvogëloi numrin e vendvotimeve nga rreth 3’700 në 200, frika për radhë të gjata njerëzish që do të dilnin për të votuar fizikisht, nuk u materializua.

“Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar gjithmonë zgjedhjet pavarësisht rrethanave dhe ngjarjeve. Është një nga të vetmet demokraci që zhvilloi zgjedhje në mes të një lufte civile, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndryshe nga Britania e Madhe, ne zhvilluam zgjedhjet tona të planifikuara rregullisht, dhe siç e dini, po shkojmë drejt zgjedhjeve në mes të kësaj pandemie”, tha profesor Pildes.

Dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është 3 nëntori./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Trump jep lajmin shpresëdhënës/ Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Publikuar

-

Nga

Habit Trump/  Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë lidhur me vaksinën e COVID-19.  Sipas tij  vaksina mund të jetë gati brenda tre ose katër javësh.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë kohës që po fliste në një sallë bashkie.

Ai shtoi se një vaksinë mund të ishte gati për shpërndarje përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.



“Ne jemi shumë afër të kemi një vaksinë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Te dërgosh veten me postë

LEXO EDHE:  “Ishte shpirti dhe shoku im. Nuk e menduam kurrë këtë mortje”/ Përlotet djali ish-boksierit Skënder Kurti 

“Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj. Mund të jenë tre javë, katër javë“, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

Si do të zgjidhet problemi me azilkërkuesit në Greqi?

Publikuar

-

Nga

Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Por zjarri në Moria ka hedhur një hije të rëndë mbi gjendjen e refugjatëve dhe tregon të gjitha dështimet e deritanishme evropiane në kampe.

Si mund të zgjidhet kriza në Lesbos, pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Moria? Athina dhe Brukseli po kërkojnë përgjigje.

Greqia kërkon kampe të mbyllura

Ministri grek për mbrojtje civile, Michalis Chrysochoidis, deklaroi të hënën se asnjë refugjat nuk mund të largohet nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos. Së pari duhet të regjistrohen në kampin Kara Tepe dhe të testohen nëse janë të infektuar me virusin Corona. Më pas do të vendoset se ku mund të strehohen ata, a mund të kthehen prej nga kanë ardhur apo do të lejohet të shkojnë në ndonjë vend tjetër në brendësi të Greqisë.

Shteti grek, siç tha ministri, nuk mund të lejojë të shantazhohet. Në Greqi mendohet se azilkërkuesit e kanë djegur qëllimisht kampin në Moria, për të detyruar autoritetet që t’u lejojnë atyre që të largohen nga Moria. Qeveria greke ka frikë se kjo mund të ndodhë edhe në kampet e tjera, në qoftë se tani fillon evakuimi i refugjatëve në Lesbos.

Gjermania do të marrë një kontigjent të refugjatëve

Gjermania ka vendosur të marrë një grup prej 150 refugjatësh minorenë si dhe 1500 refugjatë të tjerë nga Lesbosi dhe venstrehimet e tjera në Greqi. Qeveria greke pohon se kjo mund të ndodhë vetëm pas regjistrimit të refugjatëve dhe testimit me virusin Corona. Qeveria greke nuk ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Gjermania. Rreth 400 refugjatë të moshës minorene janë dërguar ndërkohë në brendësi të Greqisë.

Sa i madh do të jetë kampi Kara Tepe?

Të dhënat për ndërtimin e një kampi të ri në Lesbos nuk mund të konfirmohen deri në fund. Ministri grek për migracion Notis Mitarachi thotë se brenda një jave do të ndërtohet një qendër për personat pa kulm mbi kokë, pra rreth 12000, sa janë vendosur për momentin nën tenda. Kapaciteti i kampit të mëparshëm ka qenë 5.000.

Deri të hënën në mbrëmje janë rregulluar vendstrehimet për 800 persona. Migrantët njoftojnë se gjendja e furnizimit me gjërat elementare për jetë është e keqe. Mendohet se do të kalojnë javë e ndoshta edhe muaj deri sa të 12000 refugjatët të testohen nëse janë infektuar me virusin Corona.

Moria, kampi tranzitor

Mangësi të mëdha prej kohësh



Organizimi i vendstrehimeve për refugjatët në Lesbos ka pasur probleme të mëdha prej kohësh. UNHCR dhe shumë organizata të tjera raportojnë për kushte “jonjerëzore” në kampe.  Moria kishte një kapacitet për 3.000 persona, ndërsa atje ishin strehuar 12.000 vetë.

LEXO EDHE:  Vizë në Amerikë/ Ambasada jep njoftmin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Rama i bëri ftesë/ Tërhiqet Basha: Nuk përfshihem...

Procedura e azilit në Moria ishte parashikuar të zgjasë “vetëm disa javë” dhe më pas ata të kthehen në Turqi, prej nga kanë ardhur, që ishte pjesë e marrëveshjes me Turqinë. Personat që nuk kanë asnjë shans për azil është dashur të kthehen në vendlindje. Por asnjëra prej këtyre marrëveshjeve nuk ka funksionuar, që ka shkaktuar një grumbullim të rreth 40.000 azilkërkuesve në Greqi. Komisioni i BE bën të ditur se prej vitit 2016 – 2019 në Turqi janë kthyer vetëm rreth 2000 sirianë.

BE vazhdon konsultimet, por vendime nuk ka

Procedurat e azilit në Greqi zgjasin shpesh me muaj, e ndonjëherë edhe me vite. Procedurat në Lesbos janë stërzgjatur ndonëse atje janë vendosur edhe forcat “Frontex” dhe “EASO”, për të ndihmuar. Nëpunësit evropianë megjithatë nuk kanë të drejtë të vendosin. Kjo u takon nëpunësve grekë.

Propozimi i Merkelit

Deri tani nuk është i qartë qëndrimi i kancelares Merkel për kampet në Greqi. Merkeli dhe komisionerja Ursula von der Leyen deklaruan të hënën se në Lesbos duhet të ketë një kamp, i cili drejtohet nga Frontex dhe EASO, së bashku me autoritetet greke. Por diplomatët në Bruksel thonë se pikërisht kjo nuk ka funksionuar në të kaluarën.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer

Komisioni i BE do të paraqesë të mërkurën në samitin e BE, propozimet e veta për zgjidhjen e situatës. Propozimet parashikojnë reformimin e sistemit të azilit në Evropë. Këto propozime parashikojnë edhe shpërndarjen e azilkërkuesve me të drejtë azili, por mbi bazën vullnetare. Ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer propozon një mbrojtje më të mirë të kufijëve të jashtëm të BE dhe që në Greqi të vendoset për kërkesat për azil, me qëllim që dëbimet të bëhen prej atje.

Mbajtja e azilkërkuesve është kundër ligjit

Gjykata Evropiane ka vendosur në majt të vitit 2020, në një proces për Hungarinë, se mbajtja e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm të BE është e mundur vetëm katër javë. Ndërsa futja e tyre në vendstrehime të mbyllura është në kundërshtim me ligjin, sepse i ngjan burgosjes. Nëse ky vendim do të luajë ndonjë rol edhe në Greqi dhe Lesbos, mbetet të shihet.

Aktualisht në BE ekzistojnë rregullat sipas së cilave përgjigja ndaj kërkesave për azil duhet të jepet më së largu pas gjashtë muajve. Këtë rregull e kanë shkelur jo vetëm Greqia por edhe vendet tjera të BE. Tani vendet e BE duhet të vendosin se cilat vende duhet të vendosin në procedurën e azilkërkimit. Para shpërthimit të pandemisë Corona, Greqia planifikonte modernizimin e ligjeve. Por deri tani nuk ka kurrfarë rezultati në këtë drejtim./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Si mund ta marrin pagesën e papunësisë/ Ambasada shqiptare në SHBA njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Te dërgosh veten me postë

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.



Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve./REL

LEXO TE PLOTE