Connect with Us

Mediat italiane: Kastriot Dërmaku është ylli mbrojtës ndaj Interit, ndali Lukakun

Sport

Mediat italiane: Kastriot Dërmaku është ylli mbrojtës ndaj Interit, ndali Lukakun

Publikuar

-

Kastriot Dërmaku ka marrë vlerësime të mëdha nga mediat sportive italiane pas performancës që zhvilloi kundër Interit. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer duke qenë i pakalueshëm në prapavijë për të ndalur kështu hovin e Lukakut dhe Martinezit.

Tashmë janë mediat italiane që japin vlerësimet e tyre me nota dhe Dërmaku dallon mbi të tjerët në mbrojtje. “Calciomercato.it” e ka vlerësuar me 6.5 duke nënvizuar kontrollin e mirë që i ka bërë Lukakut gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa notë më të lartë kanë marrë sulmuesit Kulusevski dhe Gervino, 7.

I njëjti vlerësim vjen edhe nga ana e “Tuttomercatoweb”, që i jep notën 6.5 Dërmakut duke thënë se e ka shpërblyer besimin e ofruar pas penalizimit me kartona të Iacoponi, ndërsa notën e vetme më të lartë e kishte Gervinho, me 7, si autori i golit të vetëm të Parmës nëatë humbje 1-2 ndaj Interit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Jemini për penalltinë ndaj Bylisit: Ndikoi presioni i Gjicit

Publikuar

-

Nga

Jemini për penalltinë ndaj Bylisit: Ndikoi presioni i Gjicit

Penaltiia që vendosi takimin mes Kukësit dhe Bylisit solli shumë diskutime ku pas përsëritjes së pamjeve u pa se faulli për të dhënë 11-metërsh nuk qëndronte në favor të verilindorëve.

Madje Lorenc Jemini me moviolën e tij është shprehur se në atë rast duhej që të jepej faull në favor të Bylisit. Gjithashtu duke theksuar te “Procesi Sportv” se në këtë rast mund të ketë ndikuar disi presioni i Gjicit mbi arbitrat me daljen publike pas humbjes së Kukësit ndaj Laçit.

“Këtu te penalltia e Kukësit mund të ketë ndikuar edhe presioni i Gjicit ndaj arbitrave. Prandaj nuk duhet të ketë një presion të tillë. Arbitri është vetëm 5 metra larg, nuk bëhen këto lloj gabimesh Superiore.

Madje aty është faull për Bylisin pasi lojtari i Kukësit e tërheq futbollistin e Ballshit dhe bien të dy. Një penallti të tillë nuk e do as Kukësi. Sa i përket rastit të Goxhës duhet ta shohim me kujdes pasi ndahet në tre pjesë. Goxha e mban topin edhe mes këmbëve duke mos e lejuar lojën. Aty jepet faull dhe nëse arbitri nuk e akordon një gjë të tillë, atëherë mbajtja e fundit jepet penallti”, ka thënë Jemini.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sinemati: Skënderbeu-Tirana ishte si ndeshje keçi, si teatër

Publikuar

-

Nga

Gëzim Sinemati nuk mund të mos e komentonte përmbysjen e Tiranës me Skënderbeun, teksa me dy golat e Majkëll Ngo, bardheblutë morën një fitore me aromë titulli në Korçë.

“Ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës ishte si ato ndeshjet e keçit. E dini ju çfarë janë ndeshjet e keçit? Janë paska si teatër, ku ata bëjnë sikur ndeshen… Në pjesën e parë “mungonte” në fushë Tirana, ndërsa në pjesën e dytë “mungonte” Skënderbeu. Tani këto janë disa gjëra që as ia vlen t’i komentosh fare.

Kur hyjnë pastaj të diskutojnë edhe mungesat, për të cilat flitet vetëm në pjesën e dytë, sepse në të parën nuk u vunë re fare, atëherë ky po që është muhabet kot pastaj… Megjithatë, nëse ka një pjesë të përgjegjësisë, në këtë rast i takon Skënderbeut më tepër”, deklaroi Sinemati në “Procesin Sportiv”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia drejt “Play-Out”, Dedja merr vendimin drastik për futbollistët

Publikuar

-

Nga

Situata te Vllaznia e Shkodrës, sidomos me humbjen që pësoi me Teutën në “Loro Boriçi”, duket se i është afruar edhe më shumë “Play-Out” me fituesen e finales së vendeve të dyta të Kategorisë së Parë.

Por, trajneri Hysne Dedja, që e ka theksuar disa herë kur ka marrë skuadrën se ka mangësi fizike, nuk ka ndërmend që të presë gjatë, duke kërkuar që t’iu japë ngarkesa lojtarëve, çka do të thotë se mendon edhe për më shumë se pesë ndeshjet e kampionatit, që do të thotë edhe për ndeshjen “Play-Out”.

“Mund të mos jetë normale, por do të kërkoj dy seanca në ditë. Diferenca me Bylisin është katër pikë, po duke qenë se janë edhe 15 pikë në lojë do të tentojmë të marrim sa më shumë. Një fitiore me Luftëtarin na jep shpresë, e pastaj të shohim përpara në katër sfidat e tjera”, – tha Hysen Dedja, që tashmë ka nisur të mendojë për Luftëtarin.

LEXO TE PLOTE