LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më prenë rrobat dhe flokët”/ Modelja rrëfen historinë e trishtë: Më tallnin se mami punonte pastruese

30 Qershor 2020, 10:03, Lifestyle CNA
“Më prenë rrobat dhe flokët”/ Modelja rrëfen

Konkurrentja e emisionit ?She?s on Top?, Xhoana Cara i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj.

Ajo ka treguar historinë e trsihtë të jetës së saj, ku bullizohej nga shoqet dhe shokët pasi e ëma punonte si pastrese.

Xhoana ka rrëfyer me detaje se si talleshin me të madje dhe e sulmonin. Edhe pse prindërit vendosën t?i ndërronin shkollë ajo sërish u bullizua.

?Mami punonte pastruese. Të gjithë në shkollë e morën vesh që mami punonte pastruese. Të gjithë më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse të gjithë më tallnin. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin. Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe dëshiroja një shoqëri tjetër. Por ato më përndiqnin dhe më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja. Situata e parë është që më prenë rrobat dhe nuk dija me çfarë të ikja në shtëpi. Vjen një moment dy nga shokët më shtynë dhe më përplasën në baltë. Jeta mu kthye në ankth. Situata më e dhimbshme është kur më kanë prerë flokët i kisha shumë të gjatë. Unë ulesha në bankë të fundit dhe dy shoqet që kisha shoqe të ngushta më thanë ulu para meje. Unë u ula dy banka dhe ato më prenë okët. Unë e ndjeva kthej kokën dhe e shikova që më kishin prerë okët. Vazhduan të më shanin, qaramane, qurrashe, unë vetëm qaja nga kjo gjë. Kur vendosa t?i tregoja familjes për mua ishte momenti më i frikshëm. Mendova se do më thoshin që nuk je e zonja, për të mbrojtur veten. Babai më tha që do të ndryshojmë shkollën. Edhe pse ndërrova shkollën vazhdova të bullizohesha, nuk kishte asnjë ndryhsim nga shkolla që isha më para.Unë nuk I tregova familjes sepse nuk dëshiroja që t?i mërzisja. Kisha nevojë për shoqërinë siç kishte çdo moshatar i imi. Nuk u rrita me dashurinë e tyre?, rrëfeu Xhoana e përlotur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga