Connect with Us

Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ 4 viktima dhe 126 të infektuar me Covid në 24 orë

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ 4 viktima dhe 126 të infektuar me Covid në 24 orë

Publikuar

-

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ 198 raste të reja në 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut vijon të ketë shtim të rasteve të reja të prekur nga Covid-19.

Mediat raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar pozitive me koronavirus 126 persona.

Nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

LEXO EDHE:  “Gjendja alarmante” / Tomini: Spitalet e Korçës dhe Vlorës të gatshme të trajtojnë të infektuarit

Për momentin janë 3557 raste aktive me Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova shënon 14 viktima dhe 701 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia/ Meta shkel sërish rregullat anti-Covid dhe “lutet” në kishë

LEXO EDHE:  Imuniteti larg tufës/ Kur pritet të arrihet ai në Shqipëri

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar

Publikuar

-

Nga

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektuarëve/ Spitali i Elbasanit kthehet në strukturë Covid

LEXO EDHE:  Edukatoret infektohen me Covid/ Mbyllet kopshti në Gjirokastër

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Mjekët në vijën e zjarrit/ Arjan Harxhi: Kemi nevojë për mbështetje

LEXO EDHE:  “Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. REL

LEXO TE PLOTE