Connect with Us

Luks për Edi Rejën, kombëtarja shqiptare ka në dispozicion katër formacione

Kombëtare

Luks për Edi Rejën, kombëtarja shqiptare ka në dispozicion katër formacione

Publikuar

-

Rinovime dhe konfirmime. Brezi i lojtarëve të Europianit kanë sezonin e tyre të pjekurisë sportive dhe po justifikojnë besimin e skuadrave respektive. Në Kombëtare vijnë me formë, gola të shënuar si dhe eksperiencën e nevojshme për të ecur përpara në kompeticionet e ndryshme, fushata kualifikuese dhe Ligën e Kombeve.

Nga ana tjetër, trajneri Reja vijon me fushatën e testimit dhe rinovimit të skuadrës. Të rinj si Kumbulla dhe Broja janë duke u imponuar me formën e tyre për të qenë pjesë e së ardhmes së afërt të Kombëtares.

Gjithashtu Endri Çekiçi apo edhe Lindon Selahi. Këtë herë, cilësinë dhe luksin e shton edhe prania e një lojtari të Barcelonës. Manaj vjen për herë të parë si i tillë në Kombëtare. “Panorama Sport” servir të paktën katër formacione alternativash për Kombëtaren. Me kohën, do të vijnë të tjera mundësi…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Shumë zhurmë, por asgjë/ Marash Kumbulla mbetet përfundimisht te Verona

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, duket se nuk do të largohet as këtë sezon nga skuadra e Hellas Verona. 19-vjeçari bëri ndeshje shumë të mira për ekipin e Serie A sezonin e shkuar, duke tërhequr shumë interes.

Inter, Lazio, Milan dhe së fundmi Roma, ishin skuadrat e interesuara për kartonin e futbollistit kuqezi. Pasi tre ekipet e para dolën nga gara, shpresa ishte te skuadra kryeqytetase e Romës, por dhe verdhekuqtë duket se janë dorëzuar.



Siç raporton John Solano, drejtuesit e Romës kanë ndaluar tratativat dhe nuk do të synojnë më për firmën e Kumbullës. Përfundimisht, shqiptari duket se do të qëndrojë të paktën dhe një sezon te skuadra e Hellas Verona.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Firmosi në Serinë A, babai i Ismajlit zbulon prapaskenat tronditëse: Në Kosovë u planifikua arrestimi i tij…

Publikuar

-

Nga

Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Specias Ardian Ismajli ka zbuluar në rrjetet sociale se të birin kishin planifikuar ta arrestonin në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin. Megjithatë, sipas tij, gjithçka shkoi pa probleme. Ismajli u prezantua sot si lojtari  më i ri Specias, ku firmosi për 3 vite.



Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.

Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zyrtare/ Futbollisti i Kombëtares prezantohet te klubi i Serisë A

Publikuar

-

Nga

Pritja merr fund, edhe Ardian Ismajli i shtohet kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serinë A, ku tashmë është sistemuar thuajse e gjithë prapavija kuqezi. Ismajli gjendej prej ditësh në Itali ku kishte gjetur akordin me klubin e sapongjitur në elitë, Specia, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Ismajli ndiqej me interes në Itali dhe shumë klube e kishin kontaktuar mbrojtësin. Por ai nisi bisedimet me Specian dhe akordi me klubin u sigurua që kur Ismajli udhëtoi deejt Shqipërisë për t’iu bashkuar kombëatres, edhe pse më pas u dëmtua dhe u desh të largohej nga grumbullimi. Ai udhëtoi drejt Italisë dhe pas riaftësimit kaloi vizitat mjekësore. Sot erdhi lajmi zyrtar i transferimit të tij te klubi italian nga radhët e Hajduk Split.

Ismajli ka firmosur për tre vitet e ardhshme te Specia, duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e Amir Rrahmanit, i cili vetëm pas një viti në Serinë A, gjeti akordin me një skuadër të madhe si Napoli.

LEXO TE PLOTE