Connect with Us

Listat e hapura, shfuqizojnë të drejtën e Lulit për 20%-shin

Politikë

Listat e hapura, shfuqizojnë të drejtën e Lulit për 20%-shin

Publikuar

-

Faktet dhe analiza/ Baza e PD s’do zgjedhë dot asnjë kandidat

Udhëzimi i Gazit tashmë ka filluar të zbërthehet e të mbërthehet nëpër strukturat e PD.

I shkruar nga një medioker politik si Gazi, është interesante të fillosh të përfytyrosh konkretisht për shembull se si duhet të fillojë procesi dhe se sa mbledhje duhen organizuar brenda një jave të parashikuar për nxjerrjen e listave të propozuara nga anëtarësia.

Do kuptosh aty, që numri i mbledhjeve të organizuara në të gjitha nivelet për të arritur deri te propozimet në nivel dege, nuk mund të jetë më i vogël se 65 në një javë.

Nuk kuptohet nëse të deleguarit e Lulit për çdo degë do jenë 15 apo 20 veta! Sepse vetëm kështu është e mundur që të ndodhen në secilën mbledhje, duke ndarë zonat dhe sipas një kalendari javor. Vetëm nëse Luli beson që njeriu mund të ndodhet në të njëjtën kohë në më shumë sesa një vend, por Luli është i aftë që ta përfytyrojë edhe këtë! Fundja për t’u ndodhur në disa vende njëkohësisht i ka lënë për shembull Gazit një vulë, ku ka gdhendur firmën e vet elegante!

Por çështja shtrohet përtej udhëzimit të Gazit.

Sepse ai udhëzim të vetmen fjali që shpjegon skemën, ka fjalinë që Kunati i Luli i ka thënë Gazit që duhet të jetë me patjetër në udhëzim. Dhe ajo është fjalia që paracakton të drejtën e Lulit që të vendosë 20%-shin e listës e që është e qartë që do i korrespondojë kreut të listës.

Lista e deputetëve është ai 20 %-sh.

Sado që ti japë gaz anëtaresia në proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave, emrat e tyre do jenë mbushësit e listës.

Me sistem të listave të mbyllura, kandidatët për deputetë të propozuar nga baza, do të dilnin vetëm në rastin e rilëshimit kolektiv të mandateve nga PD. Që do të thotë se nëse PD do pësonte të njëjtin aksident si ai i vitit 2018.

I referohemi aksident asaj që ndodhi, thjeshtë duke ju referuar Gazit i cili dje në një dalje publike deklaroi që “deputetët e opozitës së re në Kuvend janë aty për shkak të një aksidenti”. Epo ky aksidenti që i referohet Gazi quhet: lëshimi kolektiv i mandateve nga opozita. (Gazi si Gazi, qorollepset sa her kujton se është bërë politikan.)

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Tomor Alizoti, viktima me sindromën e Stokholmit

Sidoqoftë ai 20 %-sh është motivi për të cilin Luli do luftojë deri në fund për të ruajtur këtë sistem zgjedhor.

Votimi me lista të hapura do barazonte 20 përqindshin e Lulit me 80 përqindshin e anëtarësisë. Sepse rradhën në fund do e ndanin votat e shqiptarëve (edhe të anëtarësisë së PD).

Dhe ne ato kushte lista e Lulit do mbetej bosh, sepse nuk ka njeri që paguan për 20 përqindshin, që pastaj të hyjë në garë me gjithë të tjerët që nuk kanë paguar asnjë kaçidhe.

I parë në këtë këndvështrim sistemi me lista të hapura dikujt mund ti dukej edhe i padrejtë!

Në një listë të hapur mund të votohej për vlerat.Zbardhet udhëzimi i ri i PD për kandidatët për deputetë/ “Zhvishuni” nga detyra si kryetar dege që të hyni në lista

Dhe Luli e ka vuajtur vetë në kurriz se çdo të thotë të konkurosh me vlerat! Ndaj për atë situatë edhe e gjeti zgjidhjen: asgjësimi i vlerave njerëzore, për t’i zëvendësuar me vlera monetare.

Ata që paguajnë për të qënë në listë janë të qartë se çfarë duan. Kërkojnë thjeshtë shumëfishimin e asaj që kanë paguar si investim kapital CASH.

Vlerat njerëzore janë të vështirë dhe të pamenaxhueshëm sepse ata seç bëjnë ca muhabete të pakuptueshme për Lulin dhe janë të paparashikueshëm në qëllmin që ndjekin.

Ndaj edhe gara brenda PD është jo vetëm me lista të mbyllura, por edhe me kuoten 20% që i akordohet Lulit për administrim nga Kunati.

Lista e hapur është e rrezikshme për Lulin, pasi do shfuqizonte de fakto kuoten 20 përqind nga llogaria e Lulit dhe xhepi i Kunatit.

Dhe Luli te xhepi i Kunatit nuk lëshon pe.

Pa folur pastaj për Gazin që për shkak të listave të hapura do i ikte për lesh gjithë mundi i Udhëzimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Për papagallët në PD që përsërisin “Luli s’ka përzënë njeri”

Publikuar

-

Nga

Zbardhet udhëzimi i ri i PD për kandidatët për deputetë/ “Zhvishuni” nga detyra si kryetar dege që të hyni në lista

Ka disa ditë që nga shpallja e fitores së zgjedhjeve 2021 me udhëzimin e Gaz Bardhit, që disa individë që nuk dihet se si e sigurojnë ushqimin, kanë filluar të dalin me rradhë e të llomotisin të njëjtën frazë: “PD është e hapur, Luli nuk ka përzënë njeri.

Lojën e hapi Edi Paloka, ish deputet, që besojmë fort që sot siguron jetesën e vet dhe të fëmijeve me 78.000 lekët që i takojnë si pagesë kalimtare.

Edi si i rrahur me vaj e me uthull në punë karriere partie, deklaroi se askush nuk ishte përzënë nga PD dhe vijoi me shprehjen “kanë ikur dhe i kanë gjuajtur me gurë shtëpisë së vet”.

Përtej kopjes fjalë për fjalë të deklarimit të para ca kohësh që Edi Rama bënte për ca isha të PS që “i gjuanin me gurë shtëpisë së vet”, asnjë teze politike nuk doli nga goja e nënkryetarit me letra të PD.

Por deri në pikën që Edi Paloka kopjon tekstin e Edi Ramës për punë gjuajtje me gurë nëpër avlli shtëpie, gjeja sidoqoftë mund t’i shërbente analizës gazetareske apo edhe politike.

Fundja të dy janë rrogtarë nga buxheti i shtetit, zyrtarë shumë të lartë të partive respektive, ndaj edhe ju takon të thonë ç’të duan kur besojnë se bëjnë politikë, bile në funksion të shtrëngimit të rradhëve  edhe të kopjojnë njeri-tjetrin.

Po të tjerët?

Se Paloka nuk ishte i vetmi!

Papritur, kur askush nga të ikurit, (s’po i quajmë akoma të përjashtuarit), nuk e vuri ujin në zjarr, vijuan deklaratat facebookse të ca të tjerëve, që duke kopjuar Edi Paloken, përsërisin si papagaj tezën sipas të cilës askush nuk është përzënë, të gjithë kanë ikur vetë(!!).

Me këta të tjerët (sa kohë Paloka dihet që ushqehet me pagesën kalimtare), lindin disa pyetje.

Këta të tjerët, ku e marrin rrogen?

Se në PD ka rrogë vetëm për Lulin dhe punonjëset e Kunatit. Por punonjëset e Kunatit, nuk bëjnë lajm me ato që shkruajnë në facebook, se tastierën e celularit të tyre e komandon Kunati.

LEXO EDHE:  Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, ja pse fitorja e sotme nuk gëzon dot asnjë palë

LEXO EDHE:  Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani/ PD mbështet Trump

Këta “të tjerët”, pse rrinë në PD? Meqë këta të ikurit, ju larguan idealit, dhe tani duan të kthehen se po afroka pushteti dhe duan vende pune, këta “të tjerët” pse nuk deklarojnë që facebookun e mbushin për ideal dhe që nuk kanë ndër mend të punësohen askund kur PD të vijë në pushtet?

Këta “të tjerët”, (të cilet duke qënë se thjeshtë ripërtypin, nuk ja vlen t’u permendësh emra), a e dinë që partia politike që nuk ka në themel të vet karrierën politike, është e destinuar të ngelet vetëm sigla e vjetër e atyre të ikurve?

A e dinë këta “të tjerët” që nuk janë të parët “të tjerë” që i kanë shërbyer Kunatit si tastierë celulari?

A e dinë këta “të tjerët” e radhës që në 2017 Kunati luajti të njëjtën lojë me “të tjerë” të tjerë?

Dhe qëllimi ishte as me pak e as më shumë, sesa vijimi i aksionit brenda llojit, i përzënies të një liste të gjatë burrash e grash që kur flisnin bënin lajm dhe citoheshin për atë që kishin thënë pikërisht sepse nuk bënin thjeshtë papagallin e Palokës dhe as tastierën e Kunatit.

A e dinë këta “të tjerët” e radhës që Luli nuk i ka në listë fare? Që edhe nja shtatë muaj dhe duhet të zbythen e të fillojnë të mendojnë seriozisht se si do nxjerrin bukën e kalamajve?

Sepse do vinë “të tjerët” e rinj e ndaj nuk do ketë askush më nevojë për ta.

Ndaj me ngadalë kur flisni dokrra me të ikur të papërzënë.

Në një parti politike nuk ka nevojë të nxjerrësh vendime për t’i përzënë njerëzit.

Mjafton të bësh atë që bën Luli. Të bësh sikur nuk e ke mendjen apo sikur nuk kupton.

Bile në funksion të kësaj mund të besh edhe si idiot.

Dhe nuk e dimë pse, por këtë rolin e idiotit Luli e luan shumë mirë. Nuk kuptohet pse është i vetmi rol që i del natyrshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rënia më e madhe e ekonomisë në 8 vite”/ Basha: Biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve/ Basha tregon zgjidhjen e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019.

Sipas Bashës, raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune e varfëron shqiptarët.

“Konkurrenca e padrejtë, performanca zhgënjyese e ekonomisë, klima e përgjithshme e keqe për biznesin, niveli i lartë i korrupsionit, ekonomia joformale, burokracia, niveli i lartë i taksave dhe vetë qeveria me politikat e saj klienteliste janë pengesat më të mëdha për të bërë biznes në Shqipëri.
Unë i kam dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël etj. E di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate, për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme, lehtësi fiskale dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Hapja e bizneseve/ Ekspertët e PD: Rama mos kompleksohet, të zbatojë propozimet tona

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Tomor Alizoti, viktima me sindromën e Stokholmit

Ai thekson se Partia Demokratike ka hartuar një platformë ekonomike në të cilën parashikohet: Taksa e sheshtë 9%, eleminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal. Njëkohësisht plani ynë parasheh dhe ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë.

“Për mua dhe PD punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri”, përfundon Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazment Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se PS

Publikuar

-

Nga

Gazment Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se sa PS

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së duke folur për ndryshimet statutore për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie, tha se do të jenë anëtarët e partisë që do të përzgjedhin emrat. Ai tha, se procesi do të jetë i hapur, transparent dhe do të bazohet mbi meritë. Faza përzgjedhëse, u shpreh Bardhi, do të përmbyllet më 30 shtator.

“Do të ketë propozime nga anëtarë, seleksionim nga komisioni vlerësimi me 5 anëtar që ende nuk është formatuar. Ka pasur kontakte me disa themelues të PD, mes të cilëve dhe Genc Ruli për të qenë pjesë e këtij komisioni pasi do të përbëhet nga individë që nuk kanë ambicie personale. Më pas do të ketë vendimmarrje nga ana e Kryesisë dhe më pas lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Bardhi tha më tej se, do të aplikohet e drejta që njeh ligji për të kërkuar verifikim të thelluar për secilin kandit të përfshirë në këtë proces nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të shmangur kandiatët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ai bëri të ditur se në garë nuk do të jenë të përfshirë drejtuesit kryesorë të PD, përfshirë dhe ish-kryeministrat e PD-së.

Për diskutimet mbi ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ai tha se, kjo mbetet qëllim strategjik i kryeministrit Edi Rama pasi ka mbetur parti pa aleatë dhe për këtë qëllim po keqpërdor disa deputetë që sipas tij janë aksidentalisht në Parlament për të provokuar opozitën. Për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor, ai tha se do të duhet të mbahet referendum.

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Tomor Alizoti, viktima me sindromën e Stokholmit

LEXO EDHE:  Tonet e ashpra të ministrit gjerman/Basha: Ju tregoj pse takimi zgjati kaq shumë

Gjatë intervistës në “Ilva Now”, Bardhi foli dhe për sondazhet, ku sipas tij PD del parti me mbështetje më të madhe se sa PS.

“PD në këtë moment sipas sondazheve është mbi PS, por kjo nuk ka të bëjmë e PD apo PS. Koalicionet janë aktualisht në ligji dhe do të duhet dakordësi mes palëve për të pasur një ndryshim të rregullave të lojës. Opozita ka marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje”, tha ai.

Për përfshirjen e emrave të aleatëve në listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ai tha se kjo çështje mbetet ende për t’u diskutuar. Ai iu referua specifikisht rastit të Agron Dukës që drejton Partinë Agrare Ambientaliste, i cili ka shprehur vullnetin për të garuar në listën e partisë së tij.

“Do të diskutohet në momentin e duhur. Disa nga kryetarët e partive aleate nuk dëshirojnë që të jenë në listë. Duka dëshiron të kandidojë si kandidat i partisë së tij. Ndoshta kjo është dhe një zgjidhje për aleatë të tjerë”, u shpreh Bardhi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE