LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kur nuk ka vrasje është bërë një marrëveshje”/ Artan Hoxha tregon si veprojnë bandat në Shqipëri

30 Qershor 2020, 20:54, Kronika CNA
“Kur nuk ka vrasje është bërë një

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se në vendin tonë bota e krimit ende nuk ka fituar pushtet për të kontrolluar politikën në një intervistë për ?Provokacia? mbremjen e sotme.

Më tej, ai ka shtuar se në vend nuk ka asnjë kartel të mirëfilltë droge për shkak se bandat janë të përçara.

?Për fat të mirë krimi nuk e kontrollon ende politikën. Kanë stereotip në kokë; që politikani është i paprekshëm. Tek ne politikanët që e urdhërojnë krimin. Ne nuk kemi mafia. Nuk bëjmë dot kartel. Nuk kemi kokë, nuk kemi strukturë. Ka pasur përpjekje për t?i unifikuar. E imagjoni çdo të bëhet në Shqipëri?

Në Shqipëri nuk ka vrasje kur grupet kanë bërë marrëveshje. Ato njihen si kohë të arta, bizneset shkojnë mirë, është lënë dakord me autoritetet, është disktuar me prokurorin, me shefin e Policisë?, u shpreh gazetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga