Connect with Us

Kosova ka ditur të tregojë maturi”/ Basha: Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale të pacënueshme

Politikë

Kosova ka ditur të tregojë maturi”/ Basha: Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale të pacënueshme

Publikuar

-

Kosova ka ditur të tregojë maturi”/ Basha: Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale të pacënueshme

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish zv.kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Kryetari i opozitës deklaron se pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

“Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”, shkruan ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk është e ndershme”/ Goxhaj zbulon “lojën” e qeverisë me listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“PD nuk është e ndershme”/ Goxhaj zbulon “lojën” e qeverisë me listat e hapura

Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar atë që ai e quan lojë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Goxhaj foli lidhur me debatin në Këshillin Politik për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura, ndërsa pretendon se qëllimi i mazhorancës është që listat të mos hapen.

Sipas tij, listat do të caktohen vetëm nga kryetari i partisë dhe do të jenë të mbyllura. Ai ngriti akuza edhe ndaj opozitës së Lulzim Bashës, për të cilën tha në studion e Fax Neës se nuk është e ndershme dhe e pastër.



“PS ka propozuar se i vetmi që shkon lart është ai që merr votat e përqindjes mesatare që ka numri i mandateve plus një votë. Nëse në atë zonë duhen 20 mijë vota për një deputet, ka të drejtë të rirenditet. Problem është që listat nuk janë për 3 vendet që do marrësh, mund të jetë për të 5-at nëse është një zonë me 5 apo 7 vende.

LEXO EDHE:  Kosova 1 hap larg lëvizjes së lirë/ Kuvendi voton Demarkacionin me Malin e Zi

LEXO EDHE:  Fotot krahasuese/ Grupi antiBasha i rrëmben elektoratin kryetarit Basha

Kjo do të thotë që kur fut kandidatin aty, votat do shpërndahen. Pra nuk e merr dot me atë pjesë me 20 mijë vota, por do marrësh më pak se shpërndahen votat dhe me këtë logjikë vetëm kryetari i partisë caktoi listën nga e para. Pra listat do t’i ketë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta apo Monika Kryemadhi. Pra nuk kemi lista të hapura, por të mbyllura që i cakton kryetari i partisë. Kjo është një lojë që bën PS dhe qartazi palët e tjera kanë qenë të qarta në rezistencën e këtij argumenti, por nuk jam i bindur nëse kjo rezistencë nga ana e PD është e ndershme, e pastër dhe e sinqertë”, deklaroi avokati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi apel të fortë/ Kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi apel të fortë/ Kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar disa foto nga takimi I ish-deputetes ERisa Xhixho me gratë e njësisë bashkiake nr.1, në zonën e Ali Demit.

Kryemadhi deklaron se vendi ka nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje.



Sipas saj, gratë do ta përmirësojnë Shqipërinë dhe shqiptarët do të ndihen më të qetë në vendin e tyre.

LEXO EDHE:  Fotot krahasuese/ Grupi antiBasha i rrëmben elektoratin kryetarit Basha

LEXO EDHE:  Kosova 1 hap larg lëvizjes së lirë/ Kuvendi voton Demarkacionin me Malin e Zi

“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të darkës/ Prindërit ngrihen në protestë në Kurbin

Publikuar

-

Nga

Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të darkës/ Prindërit ngrihen në protestë në Kurbin

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Sanxhak të Kurbinit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga protesta, ndërsa deklaron se shkak i irritimit të prindërve është siguria e fëmijëve.



Berisha thotë se ata kanë kundërshtuar mësimin deri në orën 20:00 të darkës dhe kanë kërkuar që të mos grumbullohen shumë nxënës brenda një autobusi.

LEXO EDHE:  Fotot krahasuese/ Grupi antiBasha i rrëmben elektoratin kryetarit Basha

LEXO EDHE:  Kosova 1 hap larg lëvizjes së lirë/ Kuvendi voton Demarkacionin me Malin e Zi

“Protestë e prindërve në Sanxhak të Kurbinit për paketimin e fëmijëve të tyre në 50-60 vetë në autobuz dhe vazhdimin e mësimeve deri në 20:00 të darkës me urdhër të Edvin Hajdutit. Ju lumtë prindërve që protestojnë për sigurinë e munguar të fëmijëve të tyre! Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE