Connect with Us

Komplotet ruse në Afganistan/ Shtëpia e Bardhë i qëndron deklaratës për mosinformimin e Trump

Bota

Komplotet ruse në Afganistan/ Shtëpia e Bardhë i qëndron deklaratës për mosinformimin e Trump

Publikuar

-

Shtëpia e Bardhë është hedhur në mbrojtje të qëndrimit se Presidenti Donald Trump se nuk ishte informuar për raportet se një njësi e inteligjencës ushtarake ruse u ofroi shpërblime militantëve talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

“Nuk u verifikua”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, kur gazetarët e pyetën se pse presidenti nuk ishte informuar për këtë çështje. “Kishte mendime të kundërta brenda komunitetit të zbulimit”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë informoi të hënën pasdite tetë anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me këtë çështje pas thirrjeve dypartiake nga anëtarët e Kongresit për transparencë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dëshiron që Drejtorja e CIA-s Gina Haspel dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe të informojnë të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve mbi këtë çështje.

“Kongresi duhet të dijë se çfarë di komuniteti i zbulimit për këtë kërcënim të rëndësishëm për trupat amerikane dhe aleatët tanë dhe çfarë opsionesh janë të disponueshme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për këtë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ligjvënësja Pelosi.

FILE - House Armed Services Committee Chairman Mac Thornberry, R-Texas, speaks during a hearing on Capitol Hill, April 12, 2018.

Anëtari më i lartë republikan i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura, Mac Thornberry, u tha gazetarëve të hënën se ai gjithashtu ka kërkuar të informohet nga Departamenti i Mbrojtjes për këtë çështje.

Në Senat, udhëheqësi i pakicës demokrate, Chuck Schumer tha se ai dëshiron që 100 senatorët të informohen për këtë nga drejtorja e CIA-s dhe drejtori i inteligjencës kombëtare.

Senate Minority Leader Chuck Schumer of N.Y., speaks about the coronavirus with reporters on Capitol Hill, March 3, 2020, in Washington.

“Ne duhet ta dimë nëse Presidentit Trump i është dhënë ky informacion, dhe nëse po, kur”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga senatari Schumer.

Presidenti Trump bëri një postim në Twitter të shtunën, ku thoshte se nuk ishte informuar në lidhje me këtë çështje.

“Shërbimet e zbulimit sapo më njoftuan se ata nuk i vlerësuan si të besueshme këto informacione, dhe për këtë arsye nuk i raportuan ato tek unë ose Nënpresidenti (Mike Pence)”, thuhet në postimin e Presidentit Trump në Twitter.

Gazeta The New York Times ishte e para që raportoi se zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin konkluduar muaj më parë se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur me përpjekje atentatesh dhe operacione të fshehta në Evropë që kanë për synim destabilizimin e Perëndimit, kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai ishte informuar për këtë në fund të marsit.

Sipas gazetës The Washington Post, 28 ushtarë amerikanë humbën jetën nga viti 2018 deri në vitin 2020. Një numër shtesë i personelit ushtarak gjithashtu vdiqën në sulme të kryera nga anëtarët e forcave afgane të sigurisë, të cilat mund të jenë infiltruar nga talebanët, raportoi gazeta.

Informacionet e zbulimit ishin mbledhur nga forcat e operacioneve speciale të ushtrisë amerikane në Afganistan dhe u verifikuan nga CIA, thuhet në shkrimin e gazetës The Washington Post.

LEXO EDHE:  Pezullimi i veprimeve kundër personave të ardhur në moshë të vogël/ Trump merr vendimin

Sipas ish-zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ned Price, “Presidenti rrallëherë informohet për informacione të paverifikuara të zbulimit”. Sipas raporteve kjo nuk ka ndodhur me këtë informacion “të mbledhur nga eksplorimet në Afganistan, të vërtetuara nga informacionet e marra nga të arrestuarit dhe të vërtetuara më tej nga mbledhja dhe analizimi më i gjerë i të gjitha burimeve.”

Zoti Price ishte një nga zyrtarët e zbulimit që informonin çdo ditë Presidentin Barack Obama, kur ai ishte në detyrë, mbi gjetjet e agjencive të zbulimit. Zoti Price gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se zyrtarë të ndryshëm të administratës, përfshirë të dërguarin amerikan për bisedimet e paqes në Afganistan, Zalmay Khalilzad, “kishin shprehur qëndrimet e tyre mbi atë se si duhet t’i përgjigjeshin Rusisë. Nëse ky me të vërtetë do të ishte raportim i papërpunuar, i pakorrigjuar, nuk do të kishte qenë pjesë e diskutimeve të nivelit të lartë mbi politikat në lidhje me një përgjigje.”

Rusia dhe Talebanët mohojnë raportet për dhënie të shpërblimeve për vrasje të ushtarëve amerikanë. Kremlini i ka quajtur ato “akuza të pabaza dhe anonime”.

Reagimi nga talebanët

Zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid hodhi poshtë njoftimet se kryengritësit kanë “marrëdhënie të tilla me ndonjë agjenci të zbulimit” dhe i quajti raportimet e gazetës një përpjekje për t’i diskredituar ata.

“Këto lloje marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza, vrasjet dhe atentatet tona të shënjestruara ishin në vazhdim e sipër vite më parë, dhe ne i bëmë ato me burimet tona,” tha ai. “Kjo ndryshoi pas marrëveshjes sonë me amerikanët, jeta e tyre është e sigurt, dhe ne nuk i sulmojmë ata”.

FILE - Members of a Taliban negotiating team enter the venue hosting U.S.-Taliban talks in the Qatari capital Doha, Aug. 29, 2019.

Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët nënshkruan një “marrëveshje për sjelljen e paqes” në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët mbështesin marrëveshjen.

Ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për Lindjen e Mesme, Mick Mulroy i quajti shqetësuese njoftimet se Moska u ka paguar shpërblim talibanëve, duke vënë në dukje se Rusia vlerësohet si armike e Shteteve të Bashkuara në strategjinë amerikane të sigurisë kombëtare.

“Ne nuk duam luftë me Rusinë dhe nuk duam të fillojmë të vrasim ushtarët e njëri-tjetrit, por ekzistojnë disa veprime që nuk mund t’i pranosh,” i tha Zërit të Amerikës Mick Mulroy, ish oficer paramilitar i CIA-s, dhe aktualisht analist i sigurisë kombëtare në kanalin ABC News. “Nëse kemi prova të forta se kjo po bëhet dhe forcat tona po vriten, dorezat duhet të bien në dysheme”, tha ai./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritja e shifrave nga Covid-19/ Disa vende rikthejnë masat kufizuese

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi:Evropa po praktikon karantinat e pjesshme

India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.

Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.

LEXO EDHE:  Fotoja, 500 mijë dollarëshe Basha -Trump/ Zbulohet kush i pagoi paratë

LEXO EDHE:  VIDEO - Imami shqiptar akuzon mediat pro-Clinton/ Mashtruat për Trump

Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur gjithashtu kufizime për konsumin e alkoolit në bare, si vende të grumbullimit në masë të të rinjve. Edhe guvernatorët e Teksasit e të Kalifornisë kanë bërë të njëjtën gjë. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se “gjatë javëve të fundit COVID-19 ka marrë një kthesë shumë të shpejtë e tejet të rrezikshme në këtë shtet”.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë llogaritet në mbi 2 milionë e 549 mijë dhe ai i të vdekurve në mbi 125 mijë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen”/ Thaçi shkon në Hagë si President

Publikuar

-

Nga

Presidenti Hashim Thaçi deklaron i bindur se nuk do të gjendet asnjë provë kundër tij. “Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë”

Presidenti Hashim Thaçi, ka dalë me deklaratë për aktakuzën e Gjykatës së Hagës për krime lufte. Ai ka shprehur rezervat e tij për qendrimin që mbajnë ndërkombëtarët me Serbinë dhe Kosovën. Thaçi është shprehur i hapur për gjykimin dhe i sigurt për pafajësinë e tij dhe ish-luftëtarit të UÇK.

“Zemra ime është e lënduar. Gjaku im është i nxehtë, por i pastër. Ndihem sot i çliruar prej brengës dhe ballafaqimeve politike. Duhet të zbardhet çdo akuzë dhe çdo pretendim. Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë”, thotë Presidenti.

LEXO EDHE:  Elita e SHBA e braktisi ëndrrën amerikane/ Trump është pasoja e tmerrshme

LEXO EDHE:  Elita e SHBA e braktisi ëndrrën amerikane/ Trump është pasoja e tmerrshme

Mw tej Thaçi deklaron se do të kryente të njëjtat veprime nëse në pushtet në Serbi do të ishte Millosheviçi.

“Për Gjykatën që do përballem kam dhënë  mbështetjen dhe votën time. Po të ishte koha e Millosheviçit do të bëja të njëjtën gjë, por çështja duhet t’i lihet në dorë OKB. Do të isha i lumtur që bashkësia ndërkombëtare të aplikonte të njëjtat standarde me Kosovën dhe Serbinë. Është fakt dallimi mes dy vendeve. Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen””, është shprehur Thaçi. /CNA.al/

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 126 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 126 raste të reja me Covid-19, ja sa kanë humbur jetën

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka shënuar 6 humbje jetësh nga koronavirusi duke e çuar në 34744 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 126 raste të reja pozitiv për një total prej 240 436

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistrua vetëm 1 viktimë nga koronavirusi (totali 16 640).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 78 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 201, për një total prej 63 908 pacientësh.

LEXO EDHE:  Trump nuk ndryshon retorikë/ “Është një gjueti shtrigash”

LEXO EDHE:  Trump nuk ndryshon retorikë/ “Është një gjueti shtrigash”

Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana ka zgjatur deri më 14 korrik detyrimin për mbajtjen e maskave jashtë në rrugë dhe ambientet publike ku nuk mund të zbatohet distancimi fizik.

Zero infeksione të reja ka patur në provincat e Como-s, Lodi, Sondrio dhe Pavia. 36 raste të reja janë regjistruar në Milano, 13 në Bergamo, 9 në Brescia, 2 raste në Cremona dhe Lecco si dhe 5 raste të reja në Varese.

 

LEXO TE PLOTE