Connect with Us

Juventusi bën detyrën ndaj Genoas, Ronaldo shënon supergol

Seria A

Juventusi bën detyrën ndaj Genoas, Ronaldo shënon supergol

Publikuar

-

Juventus është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Genoa, duke fituar 1-3 në stadiumin ‘Luigi Ferraris’, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje, pavarësisht disa rasteve të mira, nuk solli gola, dhe katër të tillë u panë në pjesën e dytë.

Paulo Dybala zhbllokoi ndeshjen, kur në minutën e 50’ shënoi për 0-1. Cristiano Ronaldo shtatë minuta më vonë, me një goditje të fortë, shënon një gol të bukur, për 0-2.

Goli i mbrëmjes u shënua nga Douglas Costa, që i dhuroi një “magji” kësaj ndeshje, kur shënoi në minutën e 73’.

E gjitha që bënë vendasit, ishte një gol i Andrea Pinamonti në minutën e 76’.

Pas 29 ndeshjeve, Juventus numëron 72 pikë, katër më shumë se Lazio e vendit të dytë. Në xhiron e ardhshme, skuadra e Maurizio Sarrit zhvillon derbin kundër Torinos.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Merr fund pritja, Muriqi zbarkon në Romë

Publikuar

-

Nga

Më në fund! Pas shumë peripecish Vedat Muriqi ka zbarkuar në Romë dhe është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e Lacios. 26-vjeçari ka shkrepur fotot e para si lojtar i kryeqytetasve, teksa nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Lacio arriti të bindë Fenerbahçen me 18 milionë euro, plus dy të tjerë në formë bonusesh. Mesfushori në mbërritjen e tij ka thënë fjalët e para si lojtar i Lacios.



“Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë se kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi Lazios.

Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, u shpreh Muriqi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Negociatat me Napolin, Hysaj merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj ka vendosur që të qëndrojë te skuadra e Napolit. Kapiteni i Kombëtares sonë ka arritur marrëveshjen me drejtorin Guintoli, për një kontratë me një vlerë që do të shkojë mes 2.8 milionë të kërkuar prej tij dhe 2.2 të ofruar nga Napoli.

Mbrojtësi shkodran ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, ndaj dhe Napoli rrezikonte që ta humbiste me kosto zero verën e ardhshme.



Mediat italiane shkruajnë se për të kishte interes nga disa klube si Benfica, Neëcastle dhe Everton, por asnjë prej tyre nuk kishte fondin e nevojshëm për të bërë transferimin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani i frikshëm më miqësore, dhuron spektakël ndaj Breshas

Publikuar

-

Nga

Milani ka zhvilluar sot një miqësore ndaj Breshas në pritje të fillimit të kampionatit. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-1.

Sfida u zhbllokua nga Kesi në minutën e 39. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Me fillimin e fraksionit të dytë, Kolombo dyfishoi për Milanin.



Në minutën e 61 ishte Kastijeho që realizoi golin e tretë. Bresha golin e vetëm e shënoi në minutën e 74.

LEXO TE PLOTE