LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventus pa frena në merkato/ Pasi rrëmbeu Arthur-in, tendon edhe yllin e Bayern-it

30 Qershor 2020, 15:47, Sport CNA
Juventus pa frena në merkato/ Pasi rrëmbeu Arthur-in, tendon edhe

Klubi i Juventusit vazhdon të jetë në merkato, ku pas zyrtarizimit të Arthur Melos nga Barcelona, tashmë bardhezinjtë janë fokusuar në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për anësorin e Bayern Munchen, David Alaba, i cili me shumë mundësi do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.

Sipas raportimit të ?RAI?, drejtuesit e Juves e kanë shtuar interesimin për yllin e kombëtares austriake, pasi e konsiderojnë Alabën si përforcimin e duhur për mbrojtjen. Ky i fundit është në kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga gjermanët për rinovimin e kontratës.

Edhe vetë lojtari mesa duket nuk e mendon më qëndrimin në Bundesligë dhe kërkon një aventurën të re. Gjithsesi deri më tani këto janë vetëm zëra merkatoje dhe gjithçka pritet për t?i zbuluar në ditët në vijim.

Lajmet e fundit nga