Connect with Us

Jupi sulmon Albi Dokën: Nuk është sjellë mirë me klubin e Tiranës

Sport

Jupi sulmon Albi Dokën: Nuk është sjellë mirë me klubin e Tiranës

Publikuar

-

Albi Doka do të largohet nga Tirana dhe do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, teksa do të luajë me Gorican. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari te “Procesi Sportiv”, por bardheblutë nuk do të përfitojnë asnjë të ardhur nga kjo “shitje”. Nëse mund ta quajmë të tillë, pasi kontrata e Dokës do të përfundojë dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Ylli Aga ka treguar se Tirana ka bërë gjithçka që mbrojtësi të rinovonte, madje duke “e kërcënuar” edhe me rastin Mala për ta dërguar tek të rinjtë nëse nuk do të pranonte, por vazhdoi t’i besonte pa u plotësuar kërkesa përshkak se nuk kishte një tjetër zgjidhje. Jupi thekson se ky rast është edhe më keq se i Trashit, që u shit për një shifër të ulët në Kuvajt.

“Ky rast është edhe më keq se i Trashit se Tirana nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e Dokës. Do të iki si lojtar i lirë. Klubi mund të përfitojë për formimin e lojtarit deri në moshën 23-vjeç, por Doka i mbushi dhe Tirana nuk merr asgjë. Lojtari nuk është sjellë mirë me klubin, më vjen keq që e them këtë. Doka, Muçi, Halili dhe Celhaka janë shumë të rinjë dhe janë investim për klubin. Doka duhej të rinovonte me ekipin për mirënjohje dhe për atë se çfarë kanë bërë”, tha Jupi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Jemi fajtorë”/Jani Kaçi: Nuk thamë të vërtetën, ja ç’duhet të bëjë Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Jani Kaçi ndihet shumë keq kur shikon se çfarë po ndodh me Skënderbeun. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai deklaron ndër të tjera se në këtë situatë nuk janë fajtorë vetëm ata që drejtojnë klubin prej vitesh. Legjenda e portës korçare është kundër idesë për ndryshimin e emrit të klubit, ndërsa bën një thirrje të ndjerë.

Profesor Kaçi, si e shikoni situatën ku ndodhet Skënderbeu pas lënies në fuqi të dënimit nga UEFA dhe a mendoni se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë që ndodhi?

Unë nuk dua të merrem me ata që kanë përgjegjësitë, duke bërë në këtë mënyrë avokatin apo gjyqtarin e tyre, por në këto momente i bëj thirrje edhe vetes sime dhe të gjithë atyre që kanë ndjenjë qytetare, por edhe profesionale, që të jenë të gatshëm për ta ndihmuar këtë Skënderbe. Të jemi të gatshëm ta nxjerrim nga ky kaos që e ka përfshirë. Me apo pa të drejtë, këtë nuk mundem ta them, veçse unë personalisht dua t’i gjendem Skënderbeut dhe Korçës. T’i gjendem edhe presidentit Takaj, që në këtë moment të vështirë e kanë lënë vetëm.

Pse mendoni se e kanë lënë vetëm?

Të gjithë së bashku duhet t’i zgjidhim problemet e Skënderbeut, jo vetëm ai. Kjo, pasi të gjithë jemi fajtorë.

Pse ndiheni fajtorë?



Jemi fajtorë, sepse nuk kemi thënë të vërtetën. Në të kundërt nuk do të kishim arritur këtu, kështu që na del për detyrë që të gjithë ta ndihmojmë Skënderbeun.

Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Zgjidhja më e mirë për momentin është organizimi me njerëz që kanë ndjenjë dhe profesionalizëm, jo militantizëm. Është diskutuar gjatë për ndryshimin e emrit të klubit dhe për ta nisur gjithçka nga e para.

Si ju duket kjo ide?

Unë kam qenë dhe jam me mendimin që Skënderbeu është dhe do të mbetet i tillë nga viti 1909. Vitin e kaluar ishte 120-vjetori i klubit, paçka se u harrua. U harruan brezat e të rinjve korçarë që kontribuuan në ngritjen e Skënderbeut. Prandaj, unë them që klubi duhet të mbajë atë emër dhe të vazhdojë, sepse ka një histori 120- vjeçare. Mendoj se kjo është një histori e lavdishme. Një gjë të tillë ia kam thënë edhe presidentit Takaj, pra nuk është e udhës që të bëjmë ndryshim emri. Edhe ai vetë ka qenë i këtij mendimi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Wolfsburgu merr një lajm tronditës para ndeshjes me Kukësin

Publikuar

-

Nga

Një largim me peshë të madhe nga Volfsburgu para ndeshjes me Kukësin. Dje mesfushori spanjoll, Injacio Kamaço, ka vendosur të braktisë futbollin në moshën 30-vjeçare.

Ai ka varur këpucët në gozhdë pas dëmtimeve të shpeshta.



“Largohem me ndërgjegjen e pastër, pasi kam bërë çdo gjë të mundur për t’u kthyer dhe të bëja atë që dua më shumë”, deklaroi i përlotur Kamaço, i cili luajti për 3 vite me Volfsburgun, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Malagës në Spanjë.

Mesfushori u rezistoi pesë operacioneve në kaviljen e këmbës së majtë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Duka i përgjigjet Safet Gjicit: Nuk është president i Kukësit, na përdorin partitë politike

Publikuar

-

Nga

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur deklaratave të Safet Gjicit se Koço Kokëdhima po e përdorte politikisht qëndrimin e Ligës. Në “Pressing”, Duka ka bërë ironi me drejtuesin e Kukësit duke aluduar se edhe ai po mundohej të bënte të njëjtën gjë.

“Gjici thote se Koço do të futet në politikë me Ligën? Safeti ndoshta do të fitojë kredo politike me këtë. Ose edhe Koço. Puna është a janë apo nuk janë të drejta kërkesat, a do Safeti një shtrat më të mirë për futbollin apo nuk e do. Ne jemi një vend i vogël dhe patjetër edhe mund të bashkohen me interesa politike. Por Safeti nuk është president i Kukësit, kështu është deklaruar vetë. Ai është kryetar Bashkie, por edhe miku im”, zbuti pastaj tonet Duka.



I pyetur nëse poltika e shfrytëzonte futbollin për interesat e saj, Duka nuk e ka mohuar një gjë të tillë. “Ne nuk e pranojmë, por ka raste që na përdorin partitë. Do mundohemi të na përdorin sa më pak”, ishin fjalët e tij.

LEXO TE PLOTE