Connect with Us

“Jemi në situatë të pafalshme”/ Dasho i ashpër ndaj Komitetit Teknik: Duhet t’i kërkojë falje publike

Shëndeti

“Jemi në situatë të pafalshme”/ Dasho i ashpër ndaj Komitetit Teknik: Duhet t’i kërkojë falje publike

Publikuar

-

“Ministria dhe komiteti në botën e çudirave”/ “Shpërthen” keq mjeku Dasho

Mjeku Erion Dasho ka folur për shifrat e larta të rasteve dhe rritjen e personave që humbin jetën nga COVID-19.

Mjeku u shpreh se testimet janë shumë të rëndësishme.

“Testo, gjurmo, trajto këto janë baza për koronavirusin. Gjithçka fillon te testimi”, u shpreh Dasho në studion e Abc News.

Dasho u shpreh se situata e koronavirusit duhet të menaxhohet nga profesionistët, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj Komitetit Teknik të Ekspertëve për menaxhimin e COVID-19 në Shqipëri, duke e cilësuar të paaftë për të vazhduar me menaxhimin e situatës.

“Jemi në situatë të pafalshme. Të lësh rajonin e Durrësit pa drejtimin e shëndetit publik, është e pakuptimtë. Transmetimi komunitar quhet ai kur jemi në mjedis. Luan një rol shumë të vogël në raport me transmetimet e tjera. Transmetimi në institucione shëndetësore, në familje, në biznese, këto janë vende ku kemi më shumë transmetime.
Ne rendim pas publikut. Mundësinë për të edukuar publikun e kishim në kohën e karantinës dhe kjo nuk u bë. Të bëjmë spitalet vende të sigurta. Bizneset, fasonet, bankat t’i bëjmë vende të sigurta. Duhet urgjentisht një strategji për institucionet shëndetësore, administratat, bizneset dhe më pas të mendojmë një strategji për familjen”, tha Dasho.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve/ Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Pukë

Dasho gjithashtu u shpreh se grupet e rrezikuara duhet të ishin të parët të cilët duhet të mbroheshin nga koronavirusi.
Sipas tij duhet të ishin marrë masa për të mbrojtur të moshuarit, të sëmurët që infektohen në spitale, mjekët apo edhe infermierët.

“I gjithë Komiteti duhet t’i kërkojë falje publike që e kanë sjellë situatë këtu sot. Nuk mund të thotë dikush që situata është mirë. Duhet të mbroheshin mjekët dhe të moshuarit. Që në mars kam thënë që kemi tre grupe të rrezikuar, të sëmurë që infektohen në spitale, mjekë, infermierë, janë situata që nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë. Kemi pasur paaftësi”, tha Dasho./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD dhuron 2 respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si paraqitet situate në spitalet Covid.

Mësohet se aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

“Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.



Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

LEXO EDHE:  Bota në luftë me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese/ 4 viktima dhe mbi 100 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distance”, njofton ministria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Dy persona kanë humbur jetën që nga dita e djeshme në vendin tonë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.



53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

LEXO EDHE:  A do të shkaktojë koronavirusi një valë të nacionalizmit ushqimor?/ Flasin ekspertët

LEXO EDHE:  Puna nga shtëpia/ Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme edhe pas pandemisë

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara  6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë2366
Durrës    520
Shkodër   362
Lezhë267
Elbasan  248
Korçë 209
Fier   192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat    92
Dibër    51
Gjirokastër 47/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit.

Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.



Ministri tha se 31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.

LEXO EDHE:  A do të shkaktojë koronavirusi një valë të nacionalizmit ushqimor?/ Flasin ekspertët

LEXO EDHE:  Drejt shërimit nga koronavirusi/ Boris Johnson del nga spitali

Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me Qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe./CNA.al

LEXO TE PLOTE