Connect with Us

“Jam bërë pishman që refuzova ofertat e Realit dhe Liverpulit”, futbollisti shqiptar i befason të gjithë me rrëfimin special

La Liga

“Jam bërë pishman që refuzova ofertat e Realit dhe Liverpulit”, futbollisti shqiptar i befason të gjithë me rrëfimin special

Publikuar

-

Donis Avdiaj ishte një nga lojtarët më të përfolur në 2014-ën, teksa shihej si me të ardhme të ndritur, aq sa Shalke i rinovoi kontratën dhe i vendosi një klauzolë 47 milionë euro, që në një moshë kur ishte shumë i ri dhe luante për ekipin e të rinjve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari që tashmë luan në Skoci me Harts, është shprehur se në të kaluarën ka pasur oferta nga Reali dhe Liverpuli, por i ka refuzuar, duke thënë se ky është pengu më i madh në karrierën e tij.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një ofertë të madhe nga Liverpuli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Shalken, klub që e kisha në zemër. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi në të kaluarën.

Kontrata e re dhe klauzola 47 milionë euro te Shalke në vitin 2014 më bënë të lumtur asokohe (në 2014), por unë nuk e dija se çfarë ishte në të vërtetë. Unë vazhdoj të mendoj se atëherë nuk kisha mbështetjen e duhur nga Shalke, në të kundërt gjërat do të kishin shkuar ndryshe.

Ka pasur shumë momente kur më është dashur të luftoj fortë dhe falë Zotit kam arritur deri këtu ku jam. Por asokohe kur bëra kontratën, unë nuk stërvitesha dhe luaja me profesionistët, pro isha vetëm ai djali me klauzolën 47 milionë euro.”, u shpreh Avdiaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Sezonin e ardhshëm stadiumet do të hapen plotësisht për tifozët

Publikuar

-

Nga

Shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, është shumë optimist se stadiumet do të jenë të mbushura me kapacitet të plotë në fillim të sezonit 2021-‘22.

Pjesa më e madhe e sezonit është luajtur pa tifozë, për shkak të pandemisë, ndërsa dy javët e fundit do të mund të luhen me 10 mijë spektatorë. Finalja e Kupës FA të shtunën do të jetë një nga testet e radhës me “Wembley”-n e mbushur me 21 mijë tifozë. Por Masters pret një normalizim të situatës prej 14 gushtit, kur nis sezoni i ri i Premier Ligës:

“Tifozët do të rikthehen javën e ardhshme dhe unë shpresoj që më 14 gusht stadiumet të hapen me kapacitet të plotë. Askush nuk e di, por unë jam me të vërtetë shumë optimist se ato do të jenë plot deri atëherë.

Të gjithë treguesit që vijnë nga qeveria janë pozitivë dhe me kujdes dhe duke respektuar rregullat, do të mund t’i rikthejmë spektatorët”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ “Poker” në transfertë, fiton ndaj Granadës dhe i bën presion Atleticos

Publikuar

-

Nga

Real Madrid nuk gaboi në fushën e Granadës, fitoi 1-4 dhe vazhdon të jetë në garë për titullin kampion. “Los Blancos” u rikthyen te fitorja pas humbjes me Chelsea në Champions League dhe barazimit shtëpiak ndaj Sevillas në kampionat.

Golin e parë të takimit e shënoi Luka Modric. Mesfushori mori një asist të bukur nga 19-vjeçari Miguel Gutierrez dhe nuk gaboi përballë portierit kundërshtar. Djemtë e Zinedine Zidane goditën sërish në minutat shtesë të pjesës së parë.

 

Rodrygo u nis bukur nga krahu i djathtë, avancoi drejt zonës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë me një diagonale të saktë. Vendasit reaguan në fraksionin e dytë të sfidës dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 71-të.

“Veterani” Jorge Molina gjeti golin, por një gjë e tillë vetëm sa acaroi “Los Blancos”, të cilët shënuan edhe dy gola në minutat e mbetura. Alvaro Odriozola me një goditje potente dhe Karim Benzema me parabolë dërguan rezultatin në 1-4.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Real Madrid në vend të dytë të La Liga. Skuadra e Zidane numëron 78 pikë, dy më pak se kryesuesit e Atletico Madrid. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

PSG “parakalon” presidentin Perez, Sergio Ramos drejt Francës

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka qenë i pafat këtë periudhë. Shumë dëmtime dhe pak aktivizim, teksa plot mjegull është e mbushur e ardhmja e tij. Në fund të sezonit del lojtar i lirë, dëshira për të vijuar me Real Madrid ekziston, por nuk ka dakordësi mes palëve.

Presidenti Perez i ofron rinovimin me një vit, me opsionin për një tjetër, por 35-vjeçari kërkon dy vite të tjera për të firmosur. Negociatat janë ndërprerë prej kohësh, situatë prej së cilës po tenton të përfitojë PSG.

Kampionët e Francës e kërkojnë prej kohësh. Tani kanë vendosur të shpejtojnë për t’i dhuruar trajnerit Pochettino një emër të madh dhe një lider në repartin e mbrojtjes. Drejtori sportiv, Leonardo po tenton të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e Ramos.

Oferta? Footmercato zbulon se PSG ka gati një ofertë “2+1” për kapitenin e Realit. Sigurisht edhe një bonus prej tetë shifrash në momentin që firmoset kontrata. Propozim shumë më i bukur dhe më tundues se i Realit. Në fund vendos lojtari andaluzian.

LEXO TE PLOTE