LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISHSH në terren/ Gjoba dhe mbyllje aktiviteti për mosrespektimin e masave ndaj Covid

30 Qershor 2020, 11:59, Aktualitet CNA
ISHSH në terren/ Gjoba dhe mbyllje aktiviteti për mosrespektimin e

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1869 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID19 në 24 orët e fundit.

ISHSH ka vendosur 3 masa me gjobë për biznese bar-kafe, magazinë ushqimore, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje dhe 2 vendime për pezullim të aktivitetit në institucione publike.

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca dhe ruani higjienën personale; Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga