Connect with Us

Humbi jetën nga Covid/ Mesazhi i Manastirliut për mjekun Arjan Pushi

Sociale

Humbi jetën nga Covid/ Mesazhi i Manastirliut për mjekun Arjan Pushi

Publikuar

-

“Rastet do të shtohen në korrik-gusht”/ Manastirliu: Përgjegjshmëria është arma më e thjeshtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut, Arjan Pushi.

Manastirliu thekson se megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite. Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto-Kullat nuk ndalen/ Rrethohet Liqeni i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një sërë projektesh vijojnë të jetësohen në kryeqytet, duke e cilësuar kështu Tiranën  një kantier të hapur për ndërtim. Bëhet fjalë kryesisht për godina të mëdha multifunksionale, të projektuara për zyra, qendra tregtare, hotele e ndërtesa për banim.

Nga fotot mëposhtme që po sjell CNA.al, shihet rrethimi i Liqenit të Tiranës me gardhe, për t’i hapur vend ndërtimit të kullave.



Tirana po përjeton një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qëndrore të saj.

LEXO EDHE:  “Vendi po kalon valën e tretë të Covid”/ Alimehmeti: Shumica e rasteve janë varianti Delta!

LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

Kujtojmë se jo më gjatë se të premten e kaluar, dolën në dritë 17 vendimet e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë janë projektuar për ndërtim projekte të mëdha, duke nisur nga vila, hekurudha e porte./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Helmimi/ Manastirliu zbret në Krujë, qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me helmimin e qytetarëve në qytetin e Krujës, teksa ka deklaruar se situata nuk ka qenë e rënduar dhe se shumica e të helmuarve, pas marrjes së ndihmës mjekësore janë dërguar në shtëpi.

Ajo ka shprehur se nga dita e diel e deri më sot, rreth 370 qytetarë janë paraqitur në qendra spitalore për marrjen e ndihmës mjekësore dhe se hetimet janë përqëndruar në disa pista.



“Kam folur me mjekët për gjendjen shëndetesore. Situata paraqitet  e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Me shume se 200 qytetarë janë paraqitur ne siptalin e Krujës dhe janë trajtuar nga shërbimi mjekësor. Qytetarët pasi kanë marrë shërbimin janë drejtuar për në shtëpi, pasi është parë se gjendja është e qëndrueshme. Aktualisht ka disa qytetarë që po marrin akoma shërbimin mjekësor.

LEXO EDHE:  Arben Gjata: Jemi në prag të një situate kritike, shëndetësia do kalojë sfidën më të madhe në histori

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon video-mesazhin e Profesor Kapisyzit/ Virusi ka pësuar mutacion, është më i rrezikshëm

Sa i përket shkakut, po bashkëpunojmë për të kryer investigime për të gjitha pistat e mundshme. Ekspertët tanë po vazhdojnë të investigojnë. Janë marëe të gjitha mostrat laboratorike dhe po vazhdojnë hetimet. Në momentin që do kemi rezultatet përfundmitare do të bëjmë publik raportin”, tha Manastirliu për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët por i ftohtë/ Pasditja me shtim vranësirash

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Sot mbetet qarkullimi  i masave ajrore të ftohta që kanë depërtuar në Ballkan duke kushtëzuar në territorin Shqiptar, mot të kthjellet por të ftohtë.

Pjesa e dytë e ditës, sjell në zonat Veriperëndimore dhe skajin Jugor, herë pas here vranësira të shpeshta, por mundësira për reshje thuajse zero.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”/ Alimehmeti: Varianti ‘Delta’ po thyhet

LEXO EDHE:  “Fshehu rastet me Covid dhe vonoi 3 muaj marrjen e masave”/ Berisha kërkon burgosjen e Ramës

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE