Connect with Us

Gjici mban fjalën për rrogat dhe vë kusht finalen e Kupës

Sport

Gjici mban fjalën për rrogat dhe vë kusht finalen e Kupës

Publikuar

-

Të hënën e kaluar ekipi i Kukësit bojkotoi stërvitjen e shkak u bë ana financiare. Megjithëse drejtuesit e klubit nuk e pranuan publikisht se ishte kështu, e vërteta ishte ashtu siç u publikua nga gazeta. Presidenti Safet Gjici theksoi po atë ditë se ekipi do të paguhej ditën e hënë, pra pas ndeshjes me Bylisin dhe kreu i klubit e mbajti fjalën.

Ditën e djeshme pas stërvitjes ekipi shkoi pranë zyrave të klubit dhe tërhoqën rrogën e muajit shkurt. Ndërsa muajt e pandemisë, të cilët janë paguar me pagën e luftës nga federata, nuk do të paguhen nga klubi. Palët kanë bërë pakt që muajt që skuadra ka qenë pushim, skuadra do të mjaftohet me pagën minimale të dhënë nga FSHF-ja.

Kukësi ka një buxhet mujor rrogash prej rreth 50-60 mijë eurosh në muaj, ku rekordin e mban Vasil Shkurtaj me 7 mijë euro në muaj, më pas vijojnë Abazaj me 6 mijë që ia paguan Kukësi dhe 14 mijë Anderlehti, më tej vazhdojnë Musolli me 5 mijë e më tej Gavazaj e Rroca me nga 4500 euro.

Gjithsesi, ekipi me kalimin më tej në finale të Kupës do të përfitojë edhe pjesën tjetër të rrogave. Kukësi pati një ngërç sa i përket ecurisë dhe marrëdhënieve pas humbjes me Laçin, takim që i dha fund edhe ëndrrës me emrin titull.

Por, pas zgjidhjes së çështjes së pagave dhe mbledhjes që palët zhvilluan ekipi bëri menjëherë kthesë, ku fitoi edhe në takimin e dytë ndaj Apolonisë dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe mundi Bylisin në kampionat. Kupa e Shqipërisë është objektivi kryesor i Kukësit.

NJOFTIMI I KUKËSIT – “Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës për gjysmëfinalet. Takimi me Teutën do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Elbasan Arena’ duke nisur nga ora 20:45 dhe do të jetë pa praninë e tifozëve.

Pas fitores ndaj Bylisit ditën, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për 3 pikët e marra në një ndeshje të vështirë, por edhe të rëndësishme. Duke parë temperaturat e larta që po pushtojnë vendin tonë, klubi ka vendosur që ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si pritës, të zhvillohen në stadiumin ‘Elbasan Arena’ dhe të gjitha do të luhen në orën 20:45”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Në Maqedoni të sigurt, Ilir Daja trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë dyshime! Ilir Daja do të jetë trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës, që do të zëvendësojë Ernest Gjokën. Ndërkohë së fundmi një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar për sa i përket klubit kuqezi.

Bëhet fjalë për futbollistin më në formë për momentin te Partizani, Eraldo Çinari. Sipas “sportmedia.mk”, 23-vjeçari do të jetë një nga përforcimet e mëdha të Shkëndijës në merkaton e verës. Shkodrani është një dëshirë e trajnerin Ilir Daja.

I njëjti burim bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen paraprake në parim, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditën në vijim.

Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut, pritet të paguajë një shumë të konsiderueshme për të marrë kartonin e Çinarit, i cili aktualisht ka edhe një vit kontratë me Partizanin.

Kujtojmë që së fundmi për të ka pasur interesime edhe nga Turqia. Drejtuesit dhe tifozët kuqezi, i josh fakti, që në të kaluarën sulmuesi shkodran ka qenë pjesë edhe e spanjollëve të Alavesh dhe kroatëve të Istrës.

Pavarësisht se nuk la gjurmë, CV e Çinarit duket tepër shpresëdhënëse. Futbollisti i talentuar pritet të zëvendësojë futbollistin Alimi, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Shkëndija.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surpriza/ Andrea Pirlo bëhet trajneri i ri i Juventusit

Publikuar

-

Nga

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i Juventus U23 duke filluar nga sezoni i ardhshëm, teksa do të zëvendësojë  kështu trajnerin Fabio Pekia. Lajmi është bërë publik nga “Sky Sport”, që zbulon se negociatat mes palëve kanë përfunduar.

Ish-mesfushori italian, ka gati 2 vite që ka marrë licencën e trajnerit dhe do të fillojë kështu karrierën e re në stolin bardhezi. Kujtojmë që pjesë e Juventus U-23 është edhe sulmuesi i Kombëtares Xhakomo Vrioni.

Ndihmës i tij në stol do të jetë Roberto Baronio. Kyi  fundit  ka shumë më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Breshan dhe të rinjtë e Napolit.

Për sa i përket Juventusit, Disa ditë më pare, bardhezinjtë siguruan “play-off” për t’u ngjitur në Serie B. Në stadiumin “Manuzzi” të Cesena, skuadra e Fabio Pekias mposhti Ternanën me rezultatin 2-1. Kësisoj Juventus U-23 është në garë për t’u ngjitur në Serinë B sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mediat italiane: Kastriot Dërmaku është ylli mbrojtës ndaj Interit, ndali Lukakun

Publikuar

-

Nga

Kastriot Dërmaku ka marrë vlerësime të mëdha nga mediat sportive italiane pas performancës që zhvilloi kundër Interit. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer duke qenë i pakalueshëm në prapavijë për të ndalur kështu hovin e Lukakut dhe Martinezit.

Tashmë janë mediat italiane që japin vlerësimet e tyre me nota dhe Dërmaku dallon mbi të tjerët në mbrojtje. “Calciomercato.it” e ka vlerësuar me 6.5 duke nënvizuar kontrollin e mirë që i ka bërë Lukakut gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa notë më të lartë kanë marrë sulmuesit Kulusevski dhe Gervino, 7.

I njëjti vlerësim vjen edhe nga ana e “Tuttomercatoweb”, që i jep notën 6.5 Dërmakut duke thënë se e ka shpërblyer besimin e ofruar pas penalizimit me kartona të Iacoponi, ndërsa notën e vetme më të lartë e kishte Gervinho, me 7, si autori i golit të vetëm të Parmës nëatë humbje 1-2 ndaj Interit.

LEXO TE PLOTE