LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Favorizuan trafikun ndërkombëtar të drogës?”/ Arben Kraja “kërcënon” pushtetarët  

30 Qershor 2020, 10:23, Kronika CNA
Favorizuan trafikun ndërkombëtar të drogës?”/ Arben

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur me tone mjaft të forta sot gjatë një konference të përbashkët për mediat me Antimafian Italiane për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kreu i SPAK Arben Kraja theksoi se janë sekuestruar pasuri të cilat si origjinë të tyren pastrimin e parave.

Gjithashtu ai falenderoi kolegët italianë me të cilët bashkëpunuan në këtë operacion për rezultatet pozitive të këtij hetimi.

Gjithashtu ai paralajmëroi edhe pushtetarët, ndërsa shtoi se kushdo që ka përgjegjësi në favorizimin e trafikut, do të përgjigjet para ligjit.

?Shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë. Kam ardhur në Romë në 7 shkurt dhe kam firmosur marrëveshjen e bashkëpunimin. Në takimin  e parë vendosëm të ishim konkret në punën tonë dhe besoj sot kemi qenë konkret. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Dua të falënderoj ?Eurojust? për ndihmën e saj në këtë operacion. Dua të them që ky operacion i përbashkët ishte i suksesshëm u organizua në të njëjtën kohë dhe funksionoi më së miri. E reja që kemi sjellë në lidhje me këtë hetim është fakti që nuk u kufizuam vetëm në arrestimin e personave përgjegjës por edhe kemi sekuestruar pasuri të cilat kanë origjinë krimin duke pastruar paranë.

Dua të garantoj kolegët italianë se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe rezultate pozitive deri në fund të këtij hetimi. Ajo që do të bëjmë në Shqipëri do të vazhdojmë hetimin personat përgjegjës nga institucionet shtetërore dhe kushdo do të jetë përgjegjës para ligjit?, tha Kraja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga