LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fasha e grupmoshës është zgjeruar”/ Eugena Tomini: Agresiviteti i virusit është më i lartë

30 Qershor 2020, 21:27, Lifestyle CNA
“Fasha e grupmoshës është zgjeruar”/ Eugena Tomini:

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur lidhur me situatën aktuale shëndetësore në vend, ku janë regjistruar shifra të larta të infektuarish me Covid-19.

Tomini tha se rastet që janë në terapi intensive janë në gjendje shumë të rëndë dhe forca e virusit nuk ka rënë, por sipas saj agresiviteti është rritur.

?Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e riskut kanë pësuar rritje dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmëri dhe agresivitet. Kemi vënë re që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Forca e virusit nuk ka rënë, agresiviteti është më i lartë?, theksoi specialistja e ISHP-së në ?Real Story?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga